fbpx

Sela: Është e qartë kush janë porositësit e dhunës, duhet të dalin para drejtësisë

-

“Mendoj se nuk ka nevojë për shumë dëshmi, çdo gjë ishte e qartë dhe çdo gjë ndodhi para syve të opinionit. Të gjithë ata që morën të drejtën të futen në Kuvend, duhet të dalin para organeve të drejtësisë nëse duam të kemi shtet të së drejtës”, ka deklaruar kryetari i LR-PDSH Zijadin Sela pasi dha dëshminë e tij pranë Prokurorirë Publike rreth ngjarjeve të 27 prillit ku ai ishte më i lënduari nga të gjithë.

Sela ka shtuar se “edhe njëherë është e qartë se kush janë porositësit sepse nuk turpërohen dhe ende i mbështesin raportet dhe veprimet e këtilla që i pamë në Kuvend”.

“Ata janë kryetarë partie dhe persona që duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë dhe që janë të bëjnë çmos, që të evitojnë të mos përgjigjen para drejtësisë për veprat penale, për krimin, për korrupsionin që e kanë bërë këto nëntë vite. Edhe njëherë treguan se institucioni deputet për ta nuk ka peshë, me urdhrin që e dhanë dhe vendimin e gjykatës për dënim me kusht për disa persona që ishin direkt për përfshirë në dhunën e 27 prillit”, ka shtuar Sela.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.