Nikola Gruevski dhe VMRO DPMNE janë të vetmit që punojnë kundër interesave shtetërore dhe nacional të Republikës së Maqedonisë, përmes konflikteve, dhunës dhe incidenteve që i shkaktojnë me opinionin vendor dhe atë të huaj, në tentim që të ikin nga përgjegjësia për krimin e bërë- u prononcua LSDM sot si përgjigje ndaj njoftimit të VMRO DPMNE-së.
“Programi i qeverisë së re reformuese garanton unitetin e shtetit dhe siguron avancimin e vendit. Për këtë, Gjorgje Ivanov është i obliguar që të respektojë Kushtetutën, t’ia jep mandatin Zaevit, i cili siguroi 67 nënshkrime për formimin e Qeverisë dhe të mundësojë kalim të qetë të pushtetit”, porositi LSDM.