fbpx

Ivanov tërhoqi faljet për 22 politikanë, të tjerët duhet të kërkojnë vet

-

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, në një konferencë për shtyp, sot ka vendosur që ta shfuqizojë një pjesë të abolimit apo faljes. Është tërhequr vendimi për faljen e 22 eksponentëve politik. Të gjithë personat tjerë kanë mundësi që të dorëzojnë kërkesa personale për vendimet e tyre për falje.

“Vendimi për falje e solla në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë. Shumë persona nuk e kuptuan këtë ide. Isha i akuzuar se kam dashur që t’i mbrojë politikanët, se kam krijuar drejtësi selektive. Deklaroj me vetëdije se nuk am pasur qëllim të tillë”, tha Ivanov.

Përndryshe, vendimi i Ivanovit për falje është sjellë më 12 prill të këtij viti, nga i cili vendim u falën 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime.

Kundër këtij vendimi ka pasur reagime të ashpra si nga faktori i brendshëm, por edhe nga ai ndërkombëtare, por edhe nga sektori civil të cilët nga 12 prilli edhe sot e kësaj dite po mbajnë protesta nëpër rrugët e Maqedonisë.

Vendimi i sotëm i Ivanovit për tërheqje të pjesërishme të vendimit për abolim apo falje, nuk përkon me kërkesat e faktorit ndërkombëtarë dhe të brendshme, sepse kërkohet shfuqizim i plotë i këtij vendimi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.