!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese e përdorimit të lirë, pa regjistrim dhe pa pagesë të përmbajtjeve të faqes Meta.mk që u zbatua për t’u mundësuar qasje më të lehtë shfrytëzuesve deri në lajmet e saktë dhe në kohë. Për mënyrën e qasjes dhe pagesës, nga 1 shkurti 2017 do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese. Bartja dhe marrja e përmbajtjeve nga Meta.mk është me atribuim dhe lidhje obligative.

Sot fillon festivali i filmit në Tetovë


       
Tetovë, 26 Maj, 2015 - 15:24 (META) 

Edicioni i katërt i festivalit të filmit “Watch Out” do të mbahet në Tetovë prej 26 deri 29 maj në amfiteatrin e Qendrës memoriale të partisë komuniste në Tetovë. Për festivalin janë paraqitur mbi 150 aplikues nga pesë kontinente ndërsa juria ka zgjedhur 32 filma që do të tregohen në katër ditët e festivalit.

Festivalin e organizon Qendra për bashkëpunim ballkanik “Loja” nga Tetova, me mbështetjen e Institutit Gëte në Shkup dhe ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.

Filmat ndahen në katër kategori edhe atë, filma të shkurtër, filma të animuar, eksperimental dhe dokumentar.

Gjatë festivalit do të ketë edhe punëtori, në të cilën do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe artistë lokal e që do të realizohet nga Skip Blumberg.