Sipas informacioneve nga Byroja për furnizime publike, tre marketing- agjenci do të jenë të përfshira në fushatën qeveritare për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përdorim racional të ilaçeve.
Për këtë qëllim janë paraparë 468. 000 euro, prej të cilave vlera e marrëveshjes me agjencinë “Market Vision” është 125.552 euro, me “Omega Communication” 236 mijë euro dhe me “Akuarius Designe” 106.545 euro.
Agjencitë do të duhet ta formulojnë fushatën dhe ta zbatojnë nëpër mediume.