fbpx

Andonov: Janeva vë në pikëpyetje sigurinë nacionale

-

Katica Janeva bëri presedencë që mund të cenoj sigurinë nacionale, akuzoi zv/ ministri plotësues i brendshëm, Oliver Andonov, drejtori i Byrosë së sigurisë publike, Mitko Çavkov dhe drejtori i DSK-së, Viktor Atanasovski, pas deklaratave që më ora 1 pas mesnatës i dha prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Lençe Ristoska.

Andonov akuzoi Janevën se nuk është profesioniste dhe se ka bërë presedencë me çka ka vënë në pikëpyetje sigurinë nacionale, me atë që ka kërkuar të dhënat prej vitit 2008 deri 31 dhjetor 2015.

“Është vënë në pikëpyetje sigurinë nacionale, me atë që Janeva ka kërkuar të dhënat prej vitit 2008 deri 31 dhjetor 2015. Duke pasur parasysh se disa masa të posaçme të hetimit ende vazhdojnë, s’mund të sigurohej ndarje përkatëse e të dhënave me të cilat mund të njihet prokuroria. Të dhënat e njëjtë Janeva këmbëngulte që t’i merr, ndërsa kjo mund të cenonte jetën e punonjësve operativ të cilët ende punojnë në terren” thotë Andonov.

Drejtori i BSP, Mitko Çavkov tha se në DSK ka marrë pjesë për tre shkaqe, që të sheh si është bërë komisioni për procedurë në lëndën ku për anëtarë janë emëruar pjesëtarë të Byrosë, që të sheh pse rreth MPB-së ka policë të njësitit “Alfa” dhe që t’i mbroj operacionet rrjedhëse.

“Me të vërtetë duan të krijojnë perceptim se dikush në DSK u bën obstruksion ndërsa nga sistemi vet kuptuan se s’mund t’i nxjerrin të dhënat gjegjësisht të bëjnë transportin e tyre. Ky sistem nuk është në pronësi të MPB, DSK-së, është pronësi e operatorit dhe vetëm personi i autorizuar mund të ketë qasje deri në atë sistem. U bindën në këtë dhe dërguan letër deri tek operatori që të ketë autorizim përfaqësuesi i tyre në Maqedoni” shpjegon Çavkov.

Me këtë kërkesë përfshihen masat për ndjekjen e komunikimeve në periudhën 2008-2015 ndërsa problem në sistem dhe ndërprerje të punës mund të shkaktoj ajo që s’mund të ndahen ndjekjet që janë filluar para afatit final të kërkesës, e që ende janë aktiv, shpjegoi drejtori i DSK-së, Atanasovski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.