!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Dy muaj e gjysmë nuk ka certifikate sigurie për gjykatëset në rastin “Puçi”


       
Shkup, 16 Janar, 2017 - 15:24 (META) 

Edhe pas dy muaj e gjysmë, dy gjykatëset e reja të porotës në rastin “Puçi” ende nuk kanë siguruar certifikate sigurie, konfirmojnë për “Meta” nga Gjykata penale.

Nga marrja e certifikate të sigurisë varet data për seancën e ardhshme të rastit “Puçi”, ku në mesin e të akuzuarve janë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski, e i cili ende nuk ka filluar.

Në seancën e fundit  që u mbajt më 1 nëntor të vitit të kaluar, gjykatësja Lubinka Basheska njoftoi se në Këshillin e gjykatës emërohen dy gjykatëse të reja të porotës që nuk kanë certifikatë sigurie dhe se me urgjencë nga gjykata është filluar procedura për dhënien e tyre. Basheska tha se nuk mund të di deri kur do të vazhdoj procedura për dhënien e certifikatave dhe për këtë shkak ka anuluar gjykimin për kohë të papërcaktuar ndërsa data kur kjo do të ndodh tha se do të njoftohet në mënyrë plotësuese.

Kjo ishte edhe shkaku për përplasjen e ashpër mes Basheskës dhe prokurores speciale Katica Janeva, e cila akuzoi gjykatën se nuk guxon të anuloj gjykimin për kohë të papërcaktuar.