fbpx

Zhernovski të martën në PSP për rastin “shuplaka”

-

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski të martën sërish do të thirret në Prokurorinë speciale, por këtë herë për lëndë tjetër lidhur me komunën Qendër.

Siç njoftojnë nga komuna, bëhet fjalë për shuplakat e porositura ndaj Zhernovskit dhe për demolimin e barakave të komunës.

“Siç dëgjohet në një prej bombave të opozitës, ish ministri Nikolla Gruevski, në bisedë me ish ministrin e transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski, porosit dhe merret vesh për protestë para komunës Qendër për gjoja mbrojtjen e rrënimit të kishës së re, pas çka një pjesë e qytetarëve të sjellë duhet të futen në sallën e Këshillit, dhe, para të gjithë këshilltarëve dhe mediave, t’ia “lidhin” dy -tre shuplaka të forta kryetarit të sapozgjedhur në komunën Qendër”, thuhet në njoftim”.

Për vandalizmin dhe demolimin e komunës, kryetari Zhernovski në disa shkresa deri tek ish ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, kërkoi përgjigje për porositësit dhe kryerësit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.