Karuseli panoramik do të vazhdoj derisa Qeveria të mos thotë- mjaft është!

-

Punimet për karuselin panoramik vazhduan edhe sot, edhe pse Kuvendi mori vendim që mjetet nga buxheti i shtetit të dedikuar për ndërtimin e objekteve reprezentative, nëse ka nevojë do të destinohen për ballafaqimin me pasojat e vërshimeve që goditën zonat e Shkupit.

Ekipi i “Meta” sot vërejti punëtor në vendin ku po vendoset karuseli, por edhe ata nuk dinin të përgjigjen nëse do të vazhdojnë apo jo punimet ndërtimore.

“Si të na thonë, ashtu. Askush deri më tani nuk na ka njoftuar që të ndërpresim punën” deklaruan punëtorët.

Nga Qyteti i Shkupit, thonë se karuseli panoramik nuk është kompetencë e tyre, por e ndërmarrjes publike e transportit “Skopje” sepse kjo ndërmarrje e ndërton këtë objekt me donacione nga Qeveria e RM-së.

“Ne s’kemi kurrfarë lidhje me këtë objekt. Atë e ndërton NPT, kështu që duhet t’i pyetni ata, nëse do të vazhdoj apo jo.

Por, as nga NPT nuk dinin nëse do të ndërpritet ndërtimi i tij.

“S’kemi pranuar kurrfarë vendimi apo njoftimi. Nëse pranojmë dhe në të thuhet që të ndërpriten punime, kuptohet se NPT “Skopje” do ta respektoj vendimin”, thonë nga ndërmarrje për “Meta”.

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...