Trajko Veljanovski shpalli zgjedhjet

-

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski firmosi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 dhjetor, njoftojnë nga kabineti i tij.

“Me këtë akt, mandatin sërish ia kthejmë populli, i cili është autoriteti i vetëm suprem dhe legjitim që të gjykoj, të vlerësoj dhe të vendos se cili opsion politik duhet ta ketë nderin, por edhe obligimin që të udhëheq me shtetin. Në ndërkohë, Maqedonia do të futet në periudhë komplekse të aktivitetit më të shtuar të partive politike, që sinqerisht besoj, se do të kaloj në atmosferë të pjekur, dinjitoze dhe të matur, që “qershiza mbi tortë” do të jenë zgjedhjet e 11 dhjetorit” thuhet në njoftim.

Veljanovski në shkresën nga kabineti i tij falënderoi deputetët, gazetarët dhe shërbimin e Kuvendit për bashkëpunim.

“Në emrin e deputetëve tjerë kolegë, dua të dërgoj falënderimin më të madh deri tek qytetarët që na dhanë besimin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014-të që të jemi përfaqësuesit e tyre që të punojnë dhe krijojnë. Sinqerisht besoj se arritëm ta arsyetojmë besimin e tyre edhe krahas vështirësive që i kemi pasur në raport me krizën e thellë politike, në të cilën u fut vendi. Dua ta ndaj mendimin se edhe gjatë kësaj periudhë parazgjedhore, mëmëdheu jonë do ta jep provimin demokratik të pjekurisë dhe se do të ngjitet në një shkallë më lartë që në fakt paraqet synim elementar për të gjithë subjektet politike” thuhet në njoftimin e Veljanovskit.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...