fbpx

Zaev: Pres Ivanov të ma jep mandatin, çdo gjë tjetër do të ishte jokushtetuese

-

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot në konferencë shtypi deklaroi se pret nga presidenti Gjorgje Ivanov t’ia jep mandatin për themelimin e qeverisë së re sepse lideri i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski në 20 ditët e kaluar nuk arriti të themeloj koalicion.

“Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. U dëshmua se Gruevski nuk e ka shumicën e nevojshme për qeveri. VMRO DPMNE mbrëmë në mesnatë edhe zyrtarisht humbi mundësinë për themelimin e qeverisë. Maqedonia nuk ka kohë për humbje, proceset demokratike kanë filluar, ashtu vendosën qytetarët. Pres Ivanov të ma jep mandatin për themelimin e qeverisë së re. Të gjitha opsionet tjera do të nënkuptonin shkeljen e Kushtetutës dhe keqpërdorimin e funksionit” tha Zaev në konferencë shtypi.

Ai theksoi se nevojitet të formohet qeveri e cila do ta shpreh vullnetin që shumica e popullit e treguan në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Nevojitet qeveri stabile dhe përgjegjëse, që do të përmirësoj jetën e qytetarëve dhe do të zhvillojë politika reale dhe do t’i siguroj interesat strategjike të Maqedonisë gjegjësisht euro- integrimet. Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për formimin e Qeverisë e cila do t’i zbatoj prioritetet reformuese, që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës dhe raportet e Pribes dhe KE-së”, deklaroi lideri i LSDM-së.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me kërkesat e Platformës së partive shqiptare, Zaev tha se LSDM do t’i njoftoj qëndrimet dhe nëse i jepet mandati, këto çështje do t’i hap në mënyrë transparente.

I pyetur çfarë do të ndodh nëse Ivaniv nuk ia jep mandatin, Zaev tha se ekzistojnë zgjidhje alternative që nuk dëshiron t’i komentoj, por se në të kaluarën është treguar se secili që ka tentuar të bëj diçka kundër- kushtetuese, çdoherë ka pasur kundër- reagime, pas çka gjërat kthehen në normale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.