fbpx

Zaevi nga Manastiri: As nuk jam tradhtar i madh e as hero

-

Disa qindra qytetarë të Manastirit marshuan në “Shirok Sokak” pasi bomba e 19-të u publikua në Manastir, duke zbuluar kriminalitetin në nivel lokal, manipulimet zgjedhore dhe kurdisjet e lustruesve. Me ta marshoi edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev, i cili iu kundërpërgjigj pushtetit për përpjekjen që ta shpall si tradhtar i madh.

“Zoran Zaev nuk është tradhtar i madh. Zoran Zaev gjithashtu nuk dëshiron të shpallet si hero. Heronj jeni ju, popull i nderuar. Ju bashkë me ne qëndruat në mbrojtjen e atdheut kur kjo është e nevojshme, kur oponenti jonë politik dhe armiku i shtetit, me të gjithë instrumente dhe mekanizma përpiqet ta shkatërroj deri në fund shtetin tonë. Kjo tanimë nuk është betejë politike mes LSDM dhe VMRO DPMNE, kjo është luftë e tërë popullit me klikën e pushtetit dhe në këtë betejë patjetër të gjithë të arrijmë së bashku- tha Zaev para qytetarëve të Manastirit.

Pikërisht në këto fjalë, në vetëm disa metra nga skena ku foli lideri opozitar, dikush tentoi të inskenoj incident. Dëgjoheshin fjalët “rrahje, rrahje”. Por, sigurimi i LSDM qetësoi situatën. Ngel e paqartë nëse incidentin e kanë shkaktuar anëtarë apo simpatizues të opozitës apo oponentët politik.

Në marshin e opozitës në Manastir, dje marshuan disa qindra qytetar të këtij qyteti, zëshëm reagohej në çdo përmendje të emrit të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, posaçërisht vërejtjes së Zaev se qytetarët e Manastirit kanë fjalë interesante për personin i cili është humbur në kohë dhe hapësirë. Fjala është që kur do vij fundi i tillë është Gruevski”, u shpreh ai.

Në lidhje me përpjekjen e pushtetit që Zaev të shpallet si tradhtar i madh, lideri opozitar tha se Gruevski i ka futur në kriminalitet një dorë të mbështetësve për ngritjen e kallëzimit penal për tradhti të madhe kundër tij. Por, siç tha, pse Gruevski dhe Jankullovska nuk ngritin për të kallëzime penale.

“Vendosja e firmës për tradhti të madhe njëkohësisht është dëshmi për paraqitje të rrejshme. Mos e dëgjoni Gruevskin- tha Zaev duke vazhduar me rikapitulimin për atë që deri më tani e ka bërë Gruevski me përgjimin e qytetarëve dhe përmbajtjen e “bombave” të publikuara.

Fjalim të ashpër kundër pushtetit para qytetarëve të Manastirit kishte edhe lideri i PLD-së, Goran Milevski i cili paralajmëroi betejë deri në fund me kriminaliteti edhe atë prej ditës së parë të ardhjes së qeverisë kalimtare në shtet.

“Qeveria kalimtare i më të korruptuarve do t’ua testoj punën dhe do të duhet t’ua konfiskoj pronën e fituar në mënyrë joligjore”- tha Milevski.

Duke kritikuar pushtetit lokal në Manastir tha se madje edhe “gjeniu i Manastirit” Vladimir Taleski do të dërgohet atje ku e meriton.

“Manastiri me qeverinë kalimtare do të ketë ushtrues detyre – kryetar komune. Do ta vendosim atje ku e ka vendin që të mund ta sheh më mirën qarkoren- tha Milevski duke aluduar në burgun “Crn Most” në Manastir.

A.B

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.