fbpx

Zaev: I papranueshëm propozimi i Gruevskit për 20 deputetë nga diaspora

-

Për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev është i pa pranueshëm propozimi i Gruevskit që diaspora të ketë 20 deputet.

Ata duhet të votojnë, tha Zaevi, por vota e atyre që jetojnë jashtë Maqedonisë do të jetë e njëjtë me ata që jetojnë këtu.

“Të drejtën e votës, gjegjësisht vlera e njëjtë e votës është një opsion i cili është i detyrueshëm. Nëse kemi 8200 votues për një deputet në Evropë, duhet të ketë edhe për një deputet, nëse kjo ndodh në Australi dhe Amerikë, edhe aty do kemi deputet. Por nuk do të lejojmë që të zgjidhet deputet me 800 ose 500 vota, kur në Maqedoni për një deputet nevojiten 7800 deri 8500 vota. Opsioni tjetër është që në fund i gjithë materiali votues në diasporë të sillet në Maqedoni. Un jam nga Strumica dhe jetoj në Bern, votoj në Bern por vota ime numërohet në njësinë 4 zgjedhore, apo në një njësi zgjedhore si propozojmë ne”, deklaroi Zaev .

Zaev është i bindur që grupet punuese deri me 6 tetor do t’i përfundojnë negociatat për ligjin votues, ku bën pjesë edhe votimi i diasporës, njoftimet e mediave për kohen e votimeve dhe pika të tjera të raportit të Pribesë, tha Zaev

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.