fbpx

MSHIA: Administrata numëron 128235 administratorë

-

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nëpërmjet reagimit me shkrim ka përgënjeshtruar informacionet e publikuara në media, për numrin e të punësuarve në adminsitratë.

Në reagim thuhet: “Tërësisht janë të pavërteta pohimet se numri i të punësuarve në administratën shtetërore arrin 185.000. Ky numër është larg nga ai real, ndërsa teksti është tendencë politike. Për këto arsye dhe në interes të qytetarëve dhe të së vërtetës, edhe njëherë informojmë se në sektorin publik janë punësuar 128 mijë e 235 persona në gjithsej 1 mijë e 354 institucione, duke i përfshirë edhe në ndërmarrjet publike dhe kjo është larg më pak nga numri me të cilin në mënyrë të rreme spekulohet në opinion. Të dhënat për numrin e të punësuarve në institucionet në sektorin publik në mënyrë të vazhdueshme janë të disponueshme edhe për institucionet evropiane të cilat e monitorojnë procesin e integrimeve të vendit”, thuhet mes tjerash në reagim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.