Të punsuarit në Gjykatën Themelore Shkupi 1 kanë ngritur kallëzim të ri penal kundër kryetarit të gjykatës, Vladimir Pançevski, me të cilën e ngarkojnë se e ka shpërdorur detyrën zyrtare gjegjësisht se më 4 nëntor ka shpallur konkurs të brendshëm për pozitën administrator gjyqësor, edhe pse sipas Ligjit për shërbim gjyqësor, për këtë post është paraparë që të ketë konkurs publik.

Lidhur me konkursin ka reaguar udhëheqësi i sektorit për resurse njerëzore në këtë gjykatë, Goran Stamenkovski, por më 18 nëntor, megjithatë është marrë vendimi dhe për administratore është emëruar Roza Kavazova.

Punonjësit në kallëzimin penal e ngarkojnë Pançevskin se duke filluar nga miqësia personale me Kavazovën, e ka shpërdorur pozitën zyrtare, i ka tejkaluar autorizimet e punës dhe e ka emëruar Kavazovën për administratore.

Pançevski për “Telma” tha se për herë të parë dëgjon për kallëzim penal duke shtuar se ka instanca shtetërore që janë kompetente për shqyrtimin e kallëzimeve.

“Secili që ka dyshim për ndonjë vepër të caktuar, ka të drejtë të dorëzoj kallëzim, por duhet të dihet se ekziston ndonjë vepër penale “kallëzim të rrejshëm”. Për konkursin, të gjithë kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë të dorëzojnë ankesë, për të cilën ende vazhdojnë afatet” deklaroi Pançevski.