fbpx

Zaev: Ka pasur bashkim për kriminalitet nga Gruevski me pronarët e mediumeve

-

Në bllokun e dytë të audio regjistrimeve që sot në konferencë shtypi i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në bisedë të ndërsjellë Emil Stojmenov dhe Martin Protugjer flasin për një anketë që është publikuar në “Dnevnik”. Protugjer i bën lutje Stojmenovit që mos ta marrin anketën ndërsa Stojmenov i tregon se nuk është në Shkup dhe lirisht le ta kërkon që të jetë në rrjedhë.

Në bisedën e tyre të radhës, flasin për padinë me Greqinë. Protugjer i thotë se redaktorja e Kanal 5 Lidija Bogatinova e ka ftuar në emision Denko Maleskin. Stojmenov i thotë se do t’i paraqitet redaktores dhe se do ta largoj kontributin nga programi. Stojmenov e pyet kë të ftojnë, ku Protugjer thotë se duhet ftuar ndonjë “normal”.

Në bisedën e tyre të tretë, Protugjer i bën lutje Stojmenovit ta merr intervistën në “Netpres” me Magjash dhe kjo të jetë lajm goditës në ditarin e televizionit.

Në një regjistrim tjetër prej atyre që sot u publikuan në selinë e LSDM-së, Dragan Pavloviq- Latas dhe Sasho Mijalkov flasin për ndonjë lajm ekskluziv. Mijalkov i thotë Latasit ku ta vendosin kamerën sepse të gjykuarin do ta sjellin nga dera e pasme.

Ndërsa Gordana Jankuloska dhe Zoran Stavreski flasin për Milenko Nedelkovskin dhe për atë se shumë në mënyrë shumë vulgare. Jankuloska i thotë Stavreskit se kjo është ashpër dhe e palejuar ndërsa Stavreski i shpjegon se “ai është hoshtalper i rëndë” dhe se duhet të jetë në burg.

Martin Protugjer intervenon tek Latas ta lëshoj intervistën e plotë të kryeministrit dhënë për MIA-n. Latas i thotë se do ta publikoj në “Veçer”.

Në një bisedë tjetër Protugjer falënderon Latasin për tekstin e publikuar. Ai thotë se ka vërejtur disa persona rreth tyre duke u tërhequr, por se Latas ka reaguar siç duhet.

Ndërsa Latasi dhe bashkëbiseduesi flasin për një kontribut që redaktori i “Sitel” duhet ta bëjë në këmbim të betonit.

Latas dhe bashkëbiseduesi flasin për “Pucko Petrol”. Bashkëfolësi i bën lutje që mos ta ngacmojnë ndërsa Latas i thotë se mund të vijnë, të japin reklamë për televizionin dhe se nuk do të publikojnë më për ta.

Emil Stojemnov dhe Martin Protugjer flasin për një faturë dhe tatim prej 400 mijë euro. Stojmenov thotë se nuk mund ta paguajnë këtë dhe se marrin kredi për rrogat e punonjësve.

Në bisedën e tyre të radhës, Protugjer i tregon Gruevskit se e ka sulmuar Goran Trajkovskin sepse nuk ia ka zvogëluar borxhin për tatimin. Protugjer i thotë se kryeministri ka urdhëruar të zgjidhet ky problem.

Latasi me Ivanovin bisedon për atë se si Gruevski shpejtë ka reaguar dhe gruan e tij e ka vendosur në Këshillin administrativ të GAMA-s, ku ka marrë rrogë prej 1000 euro.

“Pres kjo politikë në mediume të ndryshoj. Duhet kësaj të keqe t’i vihet fundi. Kjo e keqe duhet të përfundoj”, tha Zaev në fund të konferencës për shtyp.

Ai konfirmoi se sot është takuar me ish kryetarin e LSDM-së, Branko Crvenkovsin në selinë e partisë.

Zaev kërkoi për ngjarjen në Gushincë përgjegjësi të marrin zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe sigurisë së Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.