fbpx

Zaev: Edhe po të fitoj në zgjedhje, Gruevski nuk ka partner koalicioni tek partitë shqiptare

-

VMRO DPMNE e din se nëse shkon në zgjedhje do të pësoj humbje sepse askush s’mund ta duroj këtë sjellje të pahijshme. Ky është komenti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ndaj qëndrimit të VMRO DPMNE-së, që u vërtetua edhe pas takimit të djeshëm me euro- komisarin Johanes Han se zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhje të shpejta apo qeveri pakice.

“Duhet të bëhet transferim demokratik i pushtetit. Nëse shkojnë në zgjedhje, do të humbin ndërsa ne do të kemi disa deputetë më shumë. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të ketë 62 deputetë, me cilën parti shqiptare do të bëj koalicion”, pyeti Zaev.

I pyetur nëse kanë ndryshuar gjërat pas vizitës së djeshme të Han dhe treshes evropiane, kreu i LSDM-së tha “kuptohet se po”.

“Euro- komisari Han mbrëmë deklaroi se dëshiron të mbesin të hapur kapitujt 23 dhe 24, lidhur me gjyqësorin dhe sigurinë. Kjo për ne do të thotë hapje e dialogut para- qasës sepse Greqia bllokon hapjen e bisedimeve”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve nëse katërshja e Brukselit në takimin e djeshëm ka përmendur sanksione, Zaev tha se këtë pyetje duhet t’i përgjigjen përfaqësuesit e BE-së.

Lideri i LSDM-së sot me avokatin e tij Vane Andreev erdhi në Prokurorinë Publike- Shkup për t’i shqyrtuar dëshmitë nga lënda me të cilin Zaev, LSDM si parti dhe një punonjës në parti ngarkohen për “shpërdorim gjatë organizimit të fushatës zgjedhore”.

Zaev para se të hyj në Prokurorinë Themelore Publike deklaroi se kanë ardhur të dëshmojnë pafajësinë e tyre lidhur me dyshimet për të cilat ngarkohen dhe se pas shqyrtimit të dëshmive, do ta përgatitin mbrojtjen e tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.