fbpx

 “Metamorfozis”: Nuk organizojmë trajnime për protesta, Manevski manipulon ashpër

-

Pohimet e publikuara më 21 mars 2017 nga mediat “Dnevnik”, televizioni “Nova” dhe “Vecer”, dedikuar Mihajlo Manevskit për çfarëdo lidhje me Fondacionin “Metamorfozis” me dhunë, paraqesin manipulim të rëndë dhe shtrembërim të së vërtetës, thuhet në demantin e “Metamorfozis”.

“Fondacioni “Metamorfozis” përmes trajnimeve ndërton kapacitetet e organizatave joqeveritare për shfrytëzimin e teknologjive të reja që të jenë më efikase në realizimin e misioneve të tyre dhe në përpjekjet e tyre për përforcimin e demokracisë, sundimin e të drejtës, të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e ambientit jetësor. “Metamorfozis” nuk organizon trajnime për protesta, por punon sipas misionit të vet, duke kontribuuar për zhvillimin e demokracisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës përmes zbatimit inovativ dhe përhapjen e diturisë. Fondacioni çdoherë punon në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në demantin e “Metamorfozis”.

Ish ministri i drejtësisë, Mihajlo Manevski dje deklaroi se fondacioni “Metamorfozis” ka organizuar trajnime për protestat e “Revolucionit laraman” si dhe për protestat studentore dhe protestat për shpëtimin e QTQ-së.

Manevski është ministri i fundit për gjyqësor dhe administratë në Republikën Socialiste të Maqedonisë. Funksionin e kryente nga viti 1986 deri vitin 1991.

Pas fitores së VMRO DPMNE-së në zgjedhjet e 2006-të, Manevski është emëruar si ministër i drejtësisë në qeverinë e Nikola Gruevskit. Në vitin 2008-të i rizgjodh në postin e njëjtë, ku ishte deri vitin 2011.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.