fbpx

Zaev: Apetitet e Gruevskit për patundshmëritë spaskan pas fund

-

“Çdo konferencë shtypi e projektit ‘E vërteta për Maqedoninë’ zbuloi nga një fytyrë të Nikolla Gruevskit. Ka bërë falsifikime, ka përgjuar qytetarë. Sot do të shihni se ky njeri është i pandershëm. Sot do të shihni se çfarë është bërë me planet detale urbanistike dhe kush ka pasur interes për atë dhe pse ka ndodhur e gjithë kjo dramë rreth kryetarit të Këshillit të Komunës së Qendrës, Mirosllav Shipoviq”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp.

Zaev tha se është ndëruar PUD për “Tasino çeshmiçe”, me të cilin janë marrë objekte banesore në vlerë prej më shumë se pesë milionë euro. Ai thotë se pronar i këtyre pacelave janë kompania e Orce Kamçev, “Kara” dhe kompania ofshor “Eksiko”. Në një lokacion tjetër, me ndryshimin e PDU Kapishtec-Vodno, toka është riemëruar dhe nga kategoria për gjelbërim mbrojtës pa leje ndërtimi, sipërfaqe prej 11.000 metra katrorë ka marrë tri leje ndërtimi.

Zaev i tregoi dhe fletëpronësimet e “Sirah inxhiniering” nga Belize. Drejtues i kësaj kompanie është kumbara i Gruevskit nga martesa e parë – Risto Novaçevski, njoftoi Zave.

– Kompania “Sirah inxhiniering” është me kapital bazë prej 1,3 milionë euro. Sot po i prezentojmë audio-regjistrimet për pandershmërinë e Gruevskit për patundshmëri. Sot do të dëgjoni gjashtë biseda për apetitet e Gruevskit për të blerë tokë prej 2.700 metra katrorë.

Në audio-regjistrimin e parë të prezentuar sot, sipas Zaevit, bisedojnë kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, në lidhje me ndryshimin e PDU dhe PUQ. Gruevski pyet se kur do të ndryshohen planet që ai të planifikojë dhe t’i tregojë Janakieskit sa ka qenë çmimi për një metër katror. Gruevski pohon se çmimi ka qenë 400 euro për një metër katror. Ai i thotë Janakieskit se nuk di ta lëshojë këtë mundësi dhe se do të bëjë ndonjë kombinim.

razgovor mile gruevksi

Në një bisedë tjetër, Gruevski përsëri i ka folur Janakieskit për procesverbalin e Qendrës dhe të Aerodromi dhe i sugjeron të bëjë ndonjë trup dhe çdo javë të ketë nga një takim. Më pas insiston për PUD i cili duhet të lëshohet. Gruevski i thotë se ka folur me Koce Trajanovskin për atë se mund të realizohet PDU dhe e lut Janakieskin që ta ndërmarrë punën. Ata flasin me shifra për ndryshimin e planit urbanistik detajues.

Gruevski flet për planin dhe për atë se si duhet të duket ai. Ai flet për riformimin e parcelës prej 2.000 metra katror. Janakieski i thotë se blera duhet të shkojë në dy faza pasi që njëri prej pronarëve ka ndërruar jetë.

Në bisedën e radhës e cila u prezentua në konferencën e sotme për shtyp në selinë e LSDM-së, Gruevski thotë se insiston që të futet në Planin Detal Urbanistik. Ai me Janakieskin kanë biseduar për lartësinë e lejuar për ndërtimin dhe vendosjen e një muri mbësuhtetës. Bisedojnë edhe për bërjen e një dige.

– Ky është i pandershmi Nikolla Gruevski. Ai e ka imponuar ndryshimin e PDU në Qendër. Ai, Nikolla Gruevski, i cili e shtyu anëtarësinë që të rrihet për kishën, ai ka luftuar vetëm për pronën e tij. Kur sot me forcë i mbledhi edhe administratën edhe anëtarësinë, duhet t’u thotë pse flet me shifra. Një njeri i ndershëm do ta pranonte se ai dhe Mijallkovi kanë përgjuar. Një njeri i ndershëm do të mblidhte forcat dhe do të tregonte për pronat për kompanitë e Belizesë. Gruevski përsëri ka fshehur prona. Por, nuk ka se çfarë të fsheh. Vetëm dorëheqja e Gruevskit dhe qeveria teknike mund ta tërheqin Maqedoninë – konstatoi Zaev.

Për padinë rreth kryetarit të komunës së Strumicës, Zaevi tha se është parë se si janë kurdisur punët.

– Dihej kur i bëra thirrje kryeministrit nëse ka masa të veçanta hetuese ndaj meje. Kujt t’i ankohem: Gruevskit, Mijallkovit, Zvërlevskit? Duhet të dihet se nuk ekziston diçka që mund të pengohet. Do të bëjë përpjekje të tjera, por duhet të rezistojmë dhe ta kthejmë demokracinë – tha Zaev.

Zaev tha se strategjia është zgjedhur me kujdes dhe tha se askush nuk do të kurseher nga publikimi dhe përgjimi i bisedave.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.