Zaev: Nëpunësit administrativ nuk do t’i largojmë, por do t’i sistemojmë

-

Pyetje deputetësh njëherë në javë në vend që njëherë në muaj, llogaridhënie për të gjithë ndërmarrjet buxhetore dhe publike për shpenzimet në faqet e tyre të internetit, në afat të caktuar të paraqiten gjithë pronarët e kompanive of-shor, këto janë një pjesë e masave që LSDM i parasheh në programin e saj.

Sipas kryetarit të opozitës, Zoran Zaev, nëse ata vijnë në pushtet, nuk do të largojnë nëpunës shtetërorë në administratën publike dhe atë shtetërore, por tepricën e nëpunësve do ta sistemojnë nëpër institucionet ku ka mungesë kuadri.

Siç njoftojnë nga LSDM, propozim- programi i tyre që titullohet “Vizioni për Maqedoninë” bazohet në pesë shtylla: pushtet me përgjegjësi, sistemim të drejtë të shpenzimeve, vende të reja pune, ardhmëri evropiane dhe një shoqëri për të gjithë.

“Do të kërkohet mbështetja nga të gjithë qytetarët ndërsa vende për ide do të vendosen në më shumë vende nëpër Maqedoni. Paralelisht me këtë, në pesë javët e ardhshëm do të mbahen 28 debate nëpër Maqedoni, kur do të dëgjohet zëri i popullit” tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve nëse dihen emrat e anëtarëve të LSDM-së që do të hynë në qeverinë kalimtare, Zaev tha se edhe më tej po zhvillohen bisedime dhe se emra konkret nuk ka.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...