“Puçi” anulohet përsëri: Zaev pranon vetëm Katica Janevën

Edhe sot nuk është mbajtur seanca gjyqësore për rastin ‘Puç’, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm i akuzuari i katërt, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Avokati mbrojtës, Filip Medarski, para Gjyqit tha se arsyeja për mungesën e Zoran Zaevit edhe pse ka qenë i thirrur, është se sipas Ligjit për prokuror special, kompetencat për lëndën konkrete duhet ta marrë ky institucion i ri.

“Nga momenti kur në përputhshmëri me nenin 11. Prokuroria Speciale do ta marrë nën kompetenca, i akuzuari Zoran Zaev do të prezantojë në çdo seancë për këtë lëndë”, tha Medarski.

Konkretisht për mosardhjen në seancë të Zaevit, Medarski e ka theksuar edhe arsyen, duke e treguar për takimin që Zaev e ka pasur të planifikuar ta mbajë me ambasadorin italian.

Prokurori i lëndës, Zlatko Bikovski nga Prokuroria speciale publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në lidhje me deklaratën e Medarskit tha se deri në këtë moment nuk ka ndryshime në kompetencën e lëndës “Puçi” ndërsa a do ta merr ndonjë prokuror tjetër lëndën në shqyrtim, ai tha se s’mund të tregoj asgjë për këtë.

Gjykata konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës dhe atë e caktoi për më 22 tetor, më orën 10.

Avokati mbrojtës, Vane Andreev për mediat shkurtë u përgjigj se pret Prokurori special pas grumbullimit zyrtarisht ta merr lëndën dhe të veproj sipas tij. Kjo pritet të ndodh deri më 22 tetor.