fbpx

Me shifra flet ai i cili dëshiron të fsheh diçka

-

 

“Me shifra flet ai i cili dëshiron diçka të fshihet”- thotë për “Meta” profesori universitar Vlladimir Pivovarov, për mënyrën e komunikimit të kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili me fjali të “mbështjella” bisedon me ministrin e tij të transportit dhe lidhjes, Mile Janakieski, që mund të dëgjohet në një prej regjistrimeve të fundit që të dielën publikoi lideri opozitarë, Zoran Zaev.

Për profesorin Pivovarov nuk ka dyshim se përgjigja e pyetjes, pse kryeministri do të fliste me “shifra”, siç thotë vet ai në një pjesë të bisedës, del nga vet konteksti i bisedës, në cilën lëndë është toka në Vodno.

-Kjo është ajo që është simptomatike dhe flet se bëhet fjalë për diçka të paligjshme dhe nuk dëshiron që dikush tjetër ta dëgjojë këtë. Mirëpo, edhe krahas kësaj, të gjithë e kuptuam kontekstin e bisedës- thotë Pivovarov.

Për këtë çështje kërkuam mendime nga disa bashkëfolës, por nuk dëshironin të gjithë të komentojnë formën me të cilën kryeministri i jep udhëzime dhe detyra ministrit të tij.

-Nuk do të doja të jap komente për regjistrimet. Nuk dua këtë ta komentoj- tha deputeti aktual dhe ish ministri i brendshëm, Pavle Trajanov.

Për koment nuk ishte e disponuar as ish kryetarja e Agjencisë për pengimin e korrupsionit, Sllagjana Tasve e cila thotë : “Nuk e di si mund të komentohet kjo. Nuk mund të them asgjë. Me kryeministrin nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë që të dijë nëse është kjo diçka e pazakonshme”.

Nga ana tjetër, dekani i Fakulteti të shkenca juridike në universitetin e FON-it,  i cili është ish oficer në APJ, Temelko Risteski, thotë se arsyeja për fjalorin “e shifruar” të kryeministri qëndron në vet lëndën e bisedës.

-Frikësohet nga vet lënda e bisedës. Të gjithë ne për fatkeqësinë tonë mendojmë se dikush na përgjon, në veçanti në këtë situatë, kur zbulohet se mbi 20 mijë qytetarë janë përgjuar, e në veçanti person për të cilin ekzistojnë baza të dyshimit se ka punuar dhe është inkorporuar në diçka të tillë. Unë nuk e akuzoj se ai qëndron pas përgjimeve, por ka bazë për të dyshuar në këtë. Dhe për këtë flet me “shifra” sepse vet e din çfarë mund të jetë dhe se bisedën mund ta dëgjoj dikush- thotë profesori Risteski.

Maturia dhe shprehja e “mbështjellë” i mendimeve mund të vëreheshin edhe në një pjesë të regjistrimeve që më herët i publikoi opozita, por në rastin konkret, forma e shifruar është e qartë.

Përndryshe, siç njoftuan një pjesë e mediumeve, duke u thirrur në burime nga hetimi për rastin “Puçi”, me porosi të kriptuara kanë komunikuar edhe anëtarët e familjes Verushevski. Ata në vend të shkronjave kanë përdorur numra me renditje të caktuar ndërsa çelësi për dekriptim të përmbajtjes e kanë depërtuar ekspertë të MPB-së.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.