fbpx

Çfarë mohon Uajgël? A e ka përmendur Gruevski “burgun” apo i ka ikur ndonjë fjalë nga goja?

-

Raportuesi i R. së Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Uajgël sot në deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, demanton se ai për ndonjë medium ka deklaruar diç lidhur me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe se ka njoftuar diç që Gruevski ia ka thënë gjatë vizitës së fundit në Shkup.

Megjithatë, në demant askund nuk përmendet fjala “burg”. Gjegjësisht askush as Uajgël e as VMRO DPMNE në reagimin e tyre, nuk demantojnë dhe nuk mohojnë se është përmendur kjo fjalë, që imponon pyetjen: Kush ka thënë burg e kush nuk ka guxuar ta thotë? Çfarë demanton dhe çfarë mohon Uajgël:  A e ka përmendur ai fjalën “burg” apo Gruevski ashtu i ka thënë? Apo se Gruevski e ka përmendur fjalën ndërsa Uajgëlit i ka ikur fjala nga goja?

“Unë si person asnjëherë nuk personifikoj përgjegjësinë dhe nuk përzihem në politikën maqedonase duke përmendur emra njerëzish. Nuk di ta targetoj fajin në emër konkret. Unë kam folur për atë që më herët e thashë për Nova TV, se Maqedonia patjetër ta përjetoj katastrofën e politikës së vet dhe rrugë për më tutje është përmes asaj që e bën Prokuroria Speciale. Nëse vërtetohet nëpër sistemin gjyqësor se ekziston përgjegjësi individuale, atëherë ai kuptohet patjetër duhet t’i pësojë pasojat në shtetin juridik”, thotë Uajgël.

Në pyetjen nëse ai personalisht në ndonjë deklaratë apo intervistë ka përmendur ish kryeministrin Gruevski dhe diçka që gjoja lideri i VMRO DPMNE-së ia ka thënë personalisht, euro- deputeti slloven demanton se ka folur diç të tillë.

Mediat publikuan deklaratë të euro- deputetit Ivo Uajgël për agjencinë turke të lajmeve “Anadolya” ku euro- deputeti thotë se Gruevski ka thënë se do të këmbëngul (do të shkoj) deri në fund sepse nuk dëshiron të shkojë në burg.

“Më karakteristike megjithatë është deklarata që na e dha Nikola Gruevski, kryetari i VMRO DPMNE-së, se do të këmbëngul deri në fund, sepse nuk i shkohet në burg. Nëse ky është motivi i çdo gjëje, atëherë kjo do të thotë se edhe gjatë kohë nuk do të ketë kompromise”, citoi “Al Jazeera” deklaratën e Uajgëlit të cilën e ka thënë për “Anadolija”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.