Në njoftim thuhet se “LSDM dhe Sorosi në mënyrë konstante punojnë në shkatërrimin e sektorit civil si dhe gazetarinë joligjore në Maqedoni”.

“LSDM dhe Sorosi janë të përkushtuar në misionin e shkatërrimit të demokracisë përmes sulmit direkt dhe brutal të çdo mendimi tjetër jashtë matricës së tyre, nga diktatet në Bihaqka dhe idetë e Xhorxh Sorosit në 25 vitet e fundit. LSDM dhe Sorosi në mënyrë sistemore korruptojnë gazetarët dhe mediat, duke krijuar prej tyre vazal robotik të cilët ushqehen me grante që pa ankesa t’i kryejnë detyrat e dhëna. Vetëm në kohën e fundit, në Maqedoni, LSDM dhe Sorosi përmes revolucionit destruktiv demoluan institucione shtetërore dhe shkatërruan përmendore të kulturës dhe popullit maqedonas. LSDM dhe Sorosi janë turp dhe fatkeqësi elementare për Maqedoni. Më 11 dhjetor, populli tha “jo” për shkatërrimin e plotë nën regji të kriminelit të falur Zoran Zaev dhe instilacioneve sorosoide në Maqedoni. Populli vendosi: procesi i desorosizimit fillon” thuhet në njoftimin e kësaj partie.