fbpx

VMRO DPMNE dhe LSDM të kënaqur nga emërimi i prokurores speciale

-

Dy partitë më të mëdha maqedonase janë të kënaqur nga arritja e marrëveshjes dhe emërimit të prokurores speciale publike, thonë burimet partiake.

Nga LSDM njoftojnë se janë të kënaqur sepse kanë kërkuar prokuror e kanë fituar prokurori, por presin obstruksione në veprimin dhe procedurat.

Nga VMRO DPMNE thonë se janë të kënaqur që më në fund kjo do të futet në kornizë formale dhe do të ndërpriten të gjitha spekulimet dhe gënjeshtrat që janë përhapur disa muajt e fundit.

Propozimi për prokuror sot duhet të votohet në Kuvend ndërsa sonte do ta zgjedh Këshilli i prokurorëve publik. Sipas vlerësimeve, prokuroria e re pritet të punoj me punë për diku 10 ditë.

Prokurorja special do të ketë afat prej 18 muajsh nga marrja e lëndëve që të ngrit aktakuzë.

Lëndët që tani janë vendosur në prokurori do të merren nga prokurori i ri. Siç njoftojnë nga partitë, në koordinim është arritur marrëveshje që në seancë plenare të ketë nga një bashkëbisedues nga të gjithë grupet politike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.