fbpx

VMRO DPMNE do të dorëzoj lista të deputetëve

-

VMRO-DPMNE zyrtarisht ka vendosur që të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit. Edhe më herët kjo parti ka lajmëruar se do ta dorëzojë listën e kandidatëve para se të kalojë afati.

Ky lajm është bërë i ditur nga drejtori për komunikim i kësaj partie, Ivo Kotevski, i cili ka thënë se Komiteti Qendror Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, mbrëmë vonë ka arritur në përfundim se përparësi më të madhe ka respektimi i Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të Maqedonisë.

Lista e kandidatëve të kësaj partie është vërtetuar nga Komiteti i partisë dhe pas përfundimit të formaliteteve, do të dorëzohen në KSHZ, në afat të caktuar ligjor.

“Anëtarët e dy trupave vendosën partia sot deri në KSHZ të dorëzoj listë të kandidatëve për zgjedhjeve e parakohshme parlamentare më 5 qershor. Komiteti ekzekutiv dhe qendror konfirmuan përbërjen e listave dhe pas mbarimit të formaliteteve, në afatin e paraparë me ligj, ato do të dorëzohen në KSHZ”.

BDI edhe përfundimisht njoftoi se nuk do të dorëzoj listë të deputetëve ndërsa prej më herët dihet se këtë nuk do ta bëjnë as LSDM e as PDSH.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.