Ambasadori i SHBA-së, Xhejs Bejli në pyetjen nëse ka afrim të qëndrimeve mes partive dhe se ambasadorët a janë duke zhvilluar bisedime me partitë, është përgjigjur duke thënë se përpjekjet për dalje nga kriza po vazhdojnë.

“Së bashku me kolegun tim nga delegacioni i BE-së, kontaktojmë më partitë dhe punojmë me ta për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike. Përkushtimi jonë është i fuqishëm dhe vazhdojmë të punojmë edhe më tej”, ka thënë ambasadori Bejli.