fbpx

Në seancën e hapur, Qeveria njoftoi për investime dhe punësime të reja

-

Investime të reja, hapja e vendeve të reja të punës, si dhe reforma në administratën publike janë ndër temat e seancës së hapur Qeverisë për reformat dhe aktivitetet që do të përfshihen në Planin e veprimit për vitin 2015.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski njoftoi punësimin e 250 ushtarë profesionistë.

– Për ushtarë të  ri profesionist, janë strukturuar dy grupe, secila nga125 ushtarë të cilët do të punësohen vitin e ardhshëm. Është bërë Rregullore për prëzgjedhje, procesi do të zgjat rreth tre muaj, dhe planifikojmë që grupi i parë prej 125 ushtarëve deri në fund  të marsit apo fillimi i prillit të përfundon – tha Jolevski.

 

Me një investim të kompanisë amerikano-gjermane, Ministri i ekonomisë Vladimir Peshevski tha se do të hapen 2.500 vende të reja pune në periudhë pesë viteve. Presim që të hyjnë në vend edhe dy kompani belge dhe një kompani zvicerane, të interesuara për të investuar në rajon e Pollogut, si dhe një kompani gjermane për të investuar në rajonin e Prilepit.

– Ka një kompani gjermane që ka vendosur tashmë për të investuar në Maqedoni dhe ajo zgjodhi qytetin e Prilepit. Këtë lajm kompania e njoftoi në një forum biznesi në Frankfurt. Bëhet fjalë për një kompani që investon në teknologji të re që përdoret në industrinë e automobilave, dhe ka të bën me modelimin e komponenteve plastike për pjesët e automobilave. Kjo teknologji e re dhe si investim është e mirëpritur në Maqedoni – tha ministri pa resor Bill Pavleski.

 

Ministri i Financave Zoran Stavreski tha se me këto 32 masat e reja do të përmirësohet më tej klimën e biznesit në Maqedoni. Do të lehtësohet procedura e  marrjes së lejeve të ndërtimit, do të reduktohen kostot dhe procedurat për kyçje e rrymës elektrike, do të shpejtohet procedura regjistrimit dhe likuidimit  të kompanive. E gjithë kjo është për të lehtësuar punën e kompanive vendase dhe të huaja, por edhe për të përmirësuar renditjen e Maqedonisë në listën “Doing Business”, ku Maqedonia është në vendin e 30 prej 189 vendeve.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.