fbpx

UÇK merr përgjegjësinë për sulmin me granatë ndaj qeverisë

-

Sulmi ndaj qeverisë së Maqedonisë me granatë tre ditë më parë ka tashmë edhe autorët. Sipas mediave maqedonase duke ciuar komunikatën për shtyp, autorët e sulmit ndaj qeverisë është Ushtria Çlirimtare Kombëtare,  transmeton „Koha ditore”

Bazuar në komunikatën për shtyp, UÇK ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00, kur një granatë e hedhur u gjet disa metra afër godinës së qeverisë. Komunikata e cila mbart logon e UÇK-së dhe e hartuar nga komandanti i tyre i ashtuquajtur “Kushtrimi” nënvizohet marrja përsipër e sulmit.
Po ashtu theksohet fakti se ora dhe vendi për hedhjen e granatës ishte zgjedhur qëllimisht nga UÇK për të shmangur humbjen në njerëz, duke qenë vetëm një kërcënim për qeverinë maqedonase.

Komunikata e fundit e njohur me të njejtën nofkë doli se kishte kopjuar firmën e Presidentit të Bankës Evropiane duke përbërë një skandal në mediat dhe qytetarët maqedonas.

Të premten e 10 prillit rreth orës 21:00, qeveria e Maqedonisë u trondit nga një shpërthim i fuqishëm me granatë të hedhur vetëm 5 metra larg godinës, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.