fbpx

Sot në Smilkovcë vetëm kisha e vogël, mërzia dhe qetësia dëshmojnë për të vrarët

-

Tre vite pas vrasjes makabër të Aleksandar Nakevskit, Filip Slavkovskit, Cvetanço Ackovskit, Kire Trpkovskit dhe peshkatarit Borçe Stefkovskit ditën e enjte, liqeni i Smilkovcës sot i qetë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Dëshmi i aktit monstruoz është vetëm kisha e vogël “Shën 40 Martirët” e ndërtuar në nder të fëmijëve të vrarë.

Qetësia ndjehet edhe krahas lëvizjeve sporadike të makinave ndërsa banorët me pamje mërzie na drejtonin si të arrijmë deri tek destinacioni i dëshiruar.

Në asnjë pjesë të rrugës që çon tek vendi i vrasjes së tmerrshme nuk ka shenja rrugore ndërsa ai i cili asnjëherë nuk ka qenë atje, vështirë se do të mund të gjendej.

Atje me gjakftohtësi u likuiduan pesë persona. Ngjarja shkaktoi tronditje të madhe në Maqedoni ndërsa reagimet nuk ndalen edhe sot e kësaj dite edhe pse rasti kishte epilog gjyqësorë, ku gjashtë persona u dënuan me burg të përjetshëm.

Prindërit dhe familjarët e katër djemve të likuiduar, në moshë prej 18 deri 21 vjet, edhe më tej e kërkojnë të vërtetën, duke dyshuar se institucionet nuk e kanë zbardhur deri në fund rastin dhe se po fshihen porositësit e masakrës.

“Duam të zbulohen porositësit e vrasjeve. E dimë se ata i dinë kush janë, por qëllimisht fshihen. Në aktgjykim gjenden katër faqe me biseda të koduara. Komunikimi i kryerësve me porositësit. Bëhet fjalë për telefona të zyrtarëve politik. Në gjykim gjykatësi iu ndau avokatëve të akuzuarve letra, kur i panë, iu ndryshua fytyra. Ali Ahmeti diç çdo gjë, ndoshta edhe ai është i përfshirë. Ndoshta është organizator për shkak të pazarllëqeve politike, thotë për “Meta”, Goran Nakevski, babai i Aleksandar Nakevskit të vrarë.

Prindërit tre vitet e kaluar ndihmë kanë kërkuar edhe tek përfaqësuesit e huaj në vend, por siç thotë Nakevski, tek te sikur nuk ka pasur interes për t’u ndihmuar.

“Ishim në ambasadën e SHBA-së. Ne e dërguam aktvendimin, dhe ja zëvendës- ambasadori me aktvendim në dorë. Edhe ata dinë çdo gjë, por ja. Thonë se nuk kanë pasur kohë, dëshirë dhe bazë, shpjegon Nakevski.

Si një prej motiveve të rëndësishme për masakrën është hakmarrja për vrasjen e dyfishtë që në shkurt vitin e njëjtë ndodhi në Gostivar kur një polic me pistoletë vrau dy shqiptarë, pas një zënke për vendin e parkimit.

“Pas atij momenti kishte këngë se do të vrasin dhe therin maqedonas. Kjo këngë qarkullonte nëpër telefonat celular të të akuzuarve dhe lëshohej në gjykatë. Mendojmë se ky është motiv i mundshëm. Por, i tërë akti është organizuar dhe nuk është kryer aty për aty- thotë Nakevski.

Trupat e katër të rinjve dhe peshkatarit të moshës më të vjetër u gjetën më 12 prill të vitit 2012, të enjten, rreth orës 22 e 30 minuta, në bregun e liqenit të Smilkovcës. Ekspertiza e trupit tregoi se ndaj tyre është shtënë prej afër me tre lloje të armës.

Në ndërkohë, policia mobilizoi një numër të madh të pjesëtarëve të vet që të parandaloj që situata të përshkallëzohet. Banorët e Radishanit bllokuan rrugët lokale ndërsa u dëmtuan disa makina dhe dyqane.

U formua edhe shtabi operativ i cili udhëhoqi operacionin për zbulimin dhe arrestimin e kryerësve të masakrës.

Më 16 prill ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, konfirmoi se makina e llojit “Opel Omega” me ngjyrë të kuqe të mbyllur, që policia e ka gjetur 10 km nga vendi i vrasjes, është përdorur nga kryerësit.

Më 1 maj policia mori aksion të gjerë nën emrin operativ “Monstra” ku u arrestuan numri më i madh i të akuzuarve. Në operacion morën pjesë rreth 800 pjesëtarë të MPB-së, Byrosë për siguri publike si dhe Drejtorisë së sigurimit dhe kundër- zbulimit.

Pas thuajse procesit dyvjeçar gjyqësorë dhe anulimin disa herë të shpalljes së aktvendimit, më 30 qershor të vitit të kaluar për masakrën në liqenin e Smilkovcës me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq si kryerësit e drejtpërdrejtë të masakrës ndërsa për planifikim dhe kryerje me burg të përjetshëm u dënuan Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Të akuzuarit e parë Alil Demiri dhe Agim Ismailoviq edhe më tej janë në Kosovë, ku u arrestuan për armëmbajtje. Organet maqedonas të gjyqësorit kërkuan ekstradimin e tyre, prej të cilës tani për tani nuk ka asgjë.

Aktvendimet për rastin “Monstra” shkaktuan protesta të mëdha të qytetarëve shqiptarë, prej të cilave një pjesë ishin të dhunshme, që kulminoi me gurëzimin e gjykatës ndërsa disa polic ishin të lënduar. Protestuesit konsideronin se aktvendimi është i padrejtë dhe se rasti “Monstra” është montuar.

Kah fundi i vitit të kaluar, portali “Portalb” shkroi se komuna Gazi Babë planifikon ndërtimin e objekteve në pronën që është nën koncesion të familjeve të të akuzuarve në rastin “Monstra”.

Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarit me burg të përjetshëm, Fejzi Aziri për “Portalb” atëherë deklaroi se e vërteta për rastin ngadalë po zbulohet.

“Ne çdoherë kemi besuar se e tërë puna është për marrëveshjen për pronën që e kemi bërë dhe disi po del se kjo është e vërtetë. Nuk e di kush dhe çfarë do të ndërtojë, vetëm e di se akuzat për vrasje kanë të bëjnë me 39 hektar tokë që  morën nën koncesion për 30 vite në vitin 2006, deklaroi atëherë Ajdari për “Portalb” duke shtuar se disa herë ka pasur përpjekje për ndërprerjen e marrëveshjes për koncesion, por kjo ka qenë e pamundur, kështu që qëllimi është arritur me vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smilkovcës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.