fbpx

Janë burgosur anëtarët e bandës famëkeqe “Babagjyshërit” në Shqipëri

-

Policia shqiptare dje burgosi disa anëtarë të bandës famëkeqe kriminale, të njohur me nofkën” Babagjyshërit”, përgjegjëse për seri vjedhjesh të armatosura në qendrat tregtare dhe argjendaritë në Shqipëri, Maqedoni  dhe në Greqi, transmetojnë mediat shqiptare.

Anëtarët e grupit janë identifikuar si kryerës të dy vjedhjeve të armatosura të cilat këtë verë ngjanë në Strugë dhe Dibër, dhe në të cilat ishte vjedhur sasi më e madhe e arit.

Anëtarët e grupit janë të moshës prej 25 deri 30 vjeç, dhe hetimi tregoi se udhëheqës kanë pasur edhe tetëvjeçarin Ilir Kupa, i cili në janar të këtij viti është burgosur dhe ndodhet në burg. Supozohet se udhëheqësi i grupit, i cili paraprakisht ka qenë i gjykuar në Greqi për vepra serioze penale, ka vepruar prej burgut, transmetojnë mediat shqiptare, duke u thirrur në informata të policisë.

Një anëtar i bandës u vra në përleshje me policinë maqedonase gjatë vjedhjes së dy artarive në Dibër, në fund të qershorit të këtij viti.

Policia shqiptare heton edhe pas disa anëtarëve të grupit.

Siç transmeton televizioni”Kanal 5”, në hetime për zbulim të grupit, përmes këmbimit të informatave, ka marrë pjesë edhe policia maqedonase.

-Gjer më tani me këmbim informatash dhe faktesh, patëm sukses të kurorëzojmë këtë rast dhe mund të themi se dje janë arrestuar një pjesë e grupit, ndërsa për pjesën tjetër hetohet dhe kemi informata se janë në shtete të UE-deklaroi Mitko Çavkov, drejtor i Byrosë për siguri publike (BSP), transmeton “Kanal5”.

Grupi kriminal e ka marrë nofkën”Babagjyshërit”pas vjedhjes në qendrën tregtare”Tirana ist gejt”, në kryeqytetin e Shqipërisë, në dhjetor të vitit të kaluar, kur anëtarë të grupit të veshur si Baba dimri vodhën stoli ari në vlerë prej 200 000 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.