Hetim i ri për korrupsion kundër Milan Bandiqit

Kundër prefektit të Zagrebit Milan Bandiq, e cili tashmë është dyshuar për korrupsion në aferën “Agram”, është ngritur aktpadi e re për dyshim se në mënyrë të paligjshme ka ndihmuar në mbledhje të nënshkrimeve për referendum në kuadër të iniciativës qytetare “Në emër të familjes”, transmetojnë mediat kroate.

Bandiq, sipas dyshimeve, ngarkohet se ka siguruar shtypjen e pamfleteve dhe pllakateve dhe emetimin e videove dhe lejimin e tendave, kundër vendimit të qytetit.

Në kuadër të këtij rasti, hetimi është ngritur edhe për kryeshefin e Zyrës së arsimit, kulturës dhe sportit, Ivica Lovriq, dhe kundër drejtores së tregjeve të Zagrebit, Zdenka Palac, gjithashtu për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Me këto veprime të të pandehurve, qyteti i Zagrebit dhe “Tregjet Zagreb” janë dëmtuar për rreth 40 000 euro, transmetojnë mediat.