LSDM dënon deklaratën e kryetarit të Dibrës

-

Dënojmë retorikën provokuese në deklaratën e kryetarit të komunës Dibër Ruzhdi Lata, e cila nuk është në frymën e bashkimit, integrimit dhe respektimit të ndërsjellë të qytetarëve. Të përzgjedhurit dhe zyrtarët e emëruar patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që e kanë para Gjykatës, ligjeve dhe qytetarëve të RM-së. Edhe Lata edhe bartësit tjerë të funksioneve të shtetit patjetër të punojnë vetëm në interes të qytetarëve dhe çdo deklaratë, fjalë e thënë dhe çdo vepër patjetër të jetë vetëm në interes të qytetarëve, që nuk është rasti me deklaratën e fundit të Latës, kanë deklaruar nga LSDM.

Kjo parti më tej thotë se “paraqitjet e këtilla publike shkojnë në favor të atyre që duan ndarje dhe punojnë në nxitjen e përçarjet dhe padurimit”.

Kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata dje në intervistë për televizionin ART porositi se gjaku dhe shpirti i shqiptarëve janë në Tiranë, ai konsideron se Dibra po bëhet lagje e Tiranës.

“E vetmja shpresë e ardhmërisë së Dibrës është rruga e Arbrit. Por, mos harroni se kur të bëhet rruga e Arbrit ne do ti harrojmë tjerat. Gjakun dhe shpirtin e kemi në Tiranë. Ne në Tiranë kemi shumë njerëz, vetëm një të dhënë do t’iu kujtoj se ne në Tiranë kemi mbi 150 doktor shkencas dhe Dibra do të bëhet lagje e Tiranës. Ëndrra jonë besoj se dal ngadalë është duke u realizuar dhe për shkakun se në mënyrë instinktive, kur menaxhojmë makinë çdoherë dora shkon në të djathtë, drejt Tiranës drejt Shqipërisë, kjo është nostalgji që e kemi në shpirt, në ndjenjë, në bindje dhe në vetëdije, etj”, ka thënë Lata.

 

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...