fbpx

Në Maqedoni 30% të lindjeve janë me prerje cezariane

-

Ministria e Shëndetësisë nuk aplikon ligj me të cilin do të kufizohet e drejta për prerje cezariane, por me protokoll do ta praktikojë mjekësinë e bazuar në fakte.

-Nuk ka kufizim të së drejtës për prerje cezariane, as diç të tillë kemi urdhëruar. Në nëntor është sjellë protokoll i cili është i bazuar në praktikat botërore, janë bartur protokollet botërore me mjekësi të bazuar në fakte për prerje cezariane, apo kur duhet të bëhet, kur nuk duhet të bëhet prerja cezariane. Kjo është zbatuar në Angli, në Francë, në Zvicër, ky është protokoll sipas të cilit veprojnë shumë doktorë në atë segment në të gjitha vendet evropiane-deklaroi ministri Nikolla Todorov.

Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, në disa ente shëndetësore prerja cezariane tejkalon 50% nga numri i përgjithshëm i lindjeve. Në përgjithësi, në Maqedoni përqindja e prerjeve cezariane është 30%. Në shtetet përreth, për shembull Serbi, Kroaci, Slloveni, është për 10 % më pak.

-Askund në botë nuk ka që gruaja vetë të kërkojë prerje cezariane dhe mjeku të ketë detyrim atë ta bëjë. Nuk mund të dijë pacienti dhe nuk duhet të sugjerojë mjekut se ç’duhet të bëjë. Mjeku është ai që ka mësuar për këtë dhe di nëse duhet apo nuk duhet të bëhet-deklaroi Todorov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.