Prodhues të duhanit nga Strumica, Radovishi dhe Prilepi, sot bllokuan rrugën magjistrale  në shenjë revolte për vlerësimin e keq dhe çmimin e ulët me të cilin blihet duhani. Nga ministria e bujqësisë kërkojnë ndihmë për ta kompensuar çmimin e ulët të blerjes së prodhimit të sivjetmë.

Nga Lidhja e sindikatave të bujqësisë thonë se qeveria duhet t’i ndihmojë prodhuesit e duhanit për këtë vit. Ndryshe, për shkak të reshurave të shumta të shiut gjatë verës dhe vjeshtës, duhani nuk është aq cilësor.

Nëse nuk përmirësohet gjendja me blerjen e duhanit dhe nëse Qeveria nuk ndanë 30 denarë shtesë, prodhuesit e duhanit paralajmëruan protestë të madhe në Shkup.