Kisha Ortodokse Serbe, ofendoi më brutalisht që mundej, kur maqedonasit në vend  t’i quaj maqedonas të krishterë përdori nocionin “shpirtra të pagëzuar në IJRM”, reagoi sot VMRO- Partia Popullore, bëri të ditur  “Nova tv”.

Jemi shumë të hidhëruar nga qëndrimet armiqësore dhe mohuese, para se gjithash për identitetin e popullit maqedonas,  në përmbajtjen e  kumtesës të KOS-it. Në të dominojnë vulgaritete dhe ofendime  drejtuar shtetit,kreut shtetëror, kishës, besimtarëve dhe qytetarëve maqedonas, thonë nga partia e Ljubço Gjeorgievskit.

VMRO- Partia Popullore iu bën thirrje të gjithë patriotëve, mbrojtësve të denjë të identitetit maqedonas, para se gjithash Qeverisë, kryetarin e AShAM-it, partinë demokristiane VMRO- DPMNE, Kongresin Mbarëmaqedonas, Manifestin Maqedonas dhe shoqatat e tjera civile, si dhe më të rrezikuarat KOM – AO, të mbrohen nga kërcënimet e vazhdueseme nga fqinji jugor, i cili sistematikisht shkatërron vlerat shpirtërore të popullit maqedonas.

Përfundimisht ka ardhur koha të thuhet e vërteta: “Edhe pse vjen nga vëllezërit tonë serbët, kjo është e tepërt”- reagon partia.