Euro- deputeti Eduard Kukan dhe raportuesi në hije për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, në intervistë për “European Western Balkans” ka thënë se në muajt e ardhshëm pret kthesë të dukshme në ngjarjet politike në Maqedoni dhe në vendet tjera ballkanike që i ka kapluar “trendi” i bllokadës dhe bojkotimit të institucioneve kyçe.
“Ne ballafaqohemi me krizë serioze politike në Maqedoni dhe Shqipëri. Në vendet tjera të rajonit, për shembull Mal të Zi dhe Kosovë luftojnë me bojkot të parlamentit. Duket se ky është një trend rajonal, që është kundër- produktiv për zhvillimin demokratik në vendet e pragut evropiane. Shpresoj që në muajt e ardhshëm të shohim kthesë të rëndësishme në këtë trend. Megjithatë, ky është kriteri i parë dhe fundemental i Kopenhagës”, thotë Kukan.
Kukan në intervistë flet për perspektivën e BE-së, politikën e zgjerimit dhe gjendet në vendet e Ballkanit Perëndimor- kandidatë për anëtarësinë e BE-së.