fbpx

Cipas bën gati rikonstruktimin e Qeverisë

-

Pritet që gjatë ditës së sotme kryeministri grek, Aleksis Cipras të shpall përbërjen e re qeveritare. Ai pas 6 muajve në pushtet mori hapin për rikonstruktimin e Qeverisë dhe kabinetit qeveritar. Vendimi erdhi pasi disa ministra votuan kundër pakos së masave, në mesin e të cilëve ministri i energjisë, Panajotis Lafazanis, i cili konsiderohej si bashkëpunëtor i afërt i Ciprasit dhe një prej funksionarëve kyç në SIRIZA.

Cipras ka vlerësuar se vendimi që të votohet kundër masave është vendim që t’i kthehet shpina qeverisë së parë majtiste sepse në takimin e fundit të grupit parlamentar shumicë nga deputetët kanë vërejtur se pajtohen se kërcënimet evropiane janë reale.

Sipas tij, fakti që edhe krahas kësaj pajtueshmërie është votuar kundër masave është vendimi i grupit të deputetëve që mos ta ndajnë të gjithë bashkë përgjegjësinë për shpëtimin e shtetit me 110 deputetët tjerë të SIRIZA dhe vendim që nuk është në përputhje me nevojën për solidaritet në këto momente kritike.

“Jam i obliguar të vazhdoj derisa nuk votohet marrëveshja, me qeverinë e cila mbështet pakicën e deputetëve, shumicë prej 300 deputetë” tha Cipras.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.