fbpx

Kampi para Kuvendit qëndron, pritet vendimi i KQ të VMRO DPMNE-së

-

“Rojtarët e demokracisë” në kampin para Kuvendit edhe më tej e presin vendimin e trupave partiake të VMRO DPMNE, pas çka do të mësojnë nëse do të tërhiqen aktivistët e palës së taborit të kundërt, që sot i hoqën tendat nga “Kampi i lirisë” para Qeverisë.

Në kampin para Parlamentit sot ishte atmosferë e rëndomtë sikur edhe ditët tjerë.

Edhe pse nga kampi mbrëmë për “Meta” thanë se në takimin e caktuar për ditën e njëjtë do të vendoset për kampin, megjithatë siç thonë sot, kjo nuk ka ndodhur.

Ata thonë se në takim mbrëmë është diskutuar për çështje tjera ndërsa për kampin do të vendoset në mënyrë shtesë.

“Ende nuk ka vendim dhe kampi ngel. Në takimin e mbrëmshëm është diskutuar për diçka tjetër. Për kampin në mënyrë të koordinuar do të vendosin Komiteti qendror dhe komitetet komunale ndërsa deri atëherë ngelim. Nëse vendosin të tërhiqemi, do të tërhiqemi e nëse vendosin të qëndrojmë, qëndrojnë” thonë nga kampi i “Rojtarëve të demokracisë”.

Kampi përballë Kuvendit u vendos pas mitingut të VMRO DPMNE-së më 18 maj në bulevardin para parlamentit si kundër- përgjigje ndaj mitingut opozitar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.