Tre polic të vrarë në të shtënat në Kumanovë, aksioni në përfundim

-

Tre pjesëtarë të organeve të sigurisë janë vrarë në të shtënat në aksionin policor në Kumanovë i cili është para përfundimit ku kontrollohen shtëpitëe fundit në rajonin e “Lagjes së Trimave”.

Këtë informatë e publikojnë mediumet nga Kumanova, por edhe më tej nuk ka konfirmim zyrtarë.

Sipas burimeve të njëjta jozyrtare janë lënduar edhe dhjetëra persona tjerë ndërsa policisë i janë dorëzuar rreth 30 terroristë.

Në ndërkohë banorët e “Lagjes së Trimave” në Kumanov janë duke u evakuuar ndërsa në lagje kohë pas kohe dëgjohen të shtëna.

Në qendrën klinike në Shkup ku ndalohet hyrja e mediave, janë sjellë 17 të lënduar me helikopterë dhe automjetin e ambulantës.

Aksioni në Kumanovë është ndërmarrë për shkak të shkatërrimit të një grupi mirë të armatosur, që ka përgatitur sulme ndaj institucioneve shtetërore, tha zëdhënësi Ivo Kotevski në konferencën e sotme të shtypit.

Me reagime dhe thirrje për mos-përshkallëzim të situates doli edhe ambasada e SHBA-ve. Delegacioni i BE-së, OSBE-së, MPJ-ja ruse dhe thuajse të gjitha partite politike në vend.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...