fbpx

Trena të pasagjerëve gjithnjë e më pak, ministria thotë se çdo vit ka dhënë mjaft mjete (infografik)

-

Hekurudhat e RMV–Transporti deri në vitin e ardhshëm do të pranojë 430 milionë denarë për t’i mbuluar humbjet nga trafiku hekurudhor për pasagjerë në vitin 2020, mirëpo subvencionet e këtilla nuk do të jenë të vetmet që do t’i pranojë për qarkullim të rregullt të trenave të pasagjerëve. Nga Ministria për transport dhe lidhje për Meta.mk theksojnë që me çdo rebalanc të buxhetit shtetëror për ndërmarrjen hekurudhore ndahen mjete shtesë deri në fund të vitit për të mbuluar humbjet e realizuara.

“Këto mjete ndahen rreptësisht për humbjet që gjenerohen nga trafiku i pasagjerëve, ndërkohë në kargo-trafikun ndërmarrja punon sipas kushteve të tregut”, theksojnë nga Ministria për transport dhe lidhje.

Ky sqarimi nga ministria kompetente vjen pas Raportit të auditimit të llogarisë tyre që e ka realizuar ESHA, ku thuhet që subvencionet shtetërore për vitin 2018 kanë qenë të pamjaftueshme për të mbuluar  shpenzimet në trafikun hekurudhor të pasagjerëve.

“Auditimi e tërheq vëmendjen që me subvencionim jo të plotë të shpenzimeve nga trafiku për pasagjerë, si shërbim i interesit publik për të cilat nuk janë siguruar të ardhura nga transportuesi në pronësi shtetërore vihet në pikëpyetje sigurimi i shërbimit cilësor me interes publik”, transport në komunikacionin hekurudhor”, thuhet në raportin e ESHA.

Si pasojë e mjeteve të pamjaftueshme, Hekurudhat e RMV–Transporti në vazhdimësi e shkurton numrin e trenave për pasagjerë që qarkullojnë nëpër vend. Itinerari i ri për vitin 2020  do të hyjë në fuqi më 15 dhjetor, ndërsa informatat thonë që në të janë shënuar dy trena më pak në krahasim me itinerarin aktual. Ekspres treni Shkup – Manastir – Shkup është shlyer krejtësisht nga itinerari, për shkak se nuk ka mjaft garnitura motorike funksionale për të mbajtur këtë relacion. Veç kësaj, janë anuluar edhe disa garnitura të trenit në relacionin Shkup – Veles – Shkup.

 

Shkurtimet shtesë në itinerar do ta përkeqësojnë gjendjen edhe ashtë të keqe me numrin e vogël të trenave që qarkullojnë për qytetarët. Ministria kompetente jep subvencione vjetore për realizimin e shërbimit publik për pasagjerë, si shërbim të interesit publik. Ndërkaq, në realitet, ndërmjet Shkupit dhe Kërçovës, si dhe Shkup – Koçani në nivel ditor qarkullojnë nga dy trena në ditë edhe atë në orët e pasdites. Ashtu që, banorët e kryeqytetit nuk mund ta përdorin trenin si mjet transportues për të ktyer ndonjë obligim dhe të kthehen mbrapa gjatë ditës së njëjtë.

Vetëm dy trena në ditë udhëtojnë në drejtim të Gjevgjelisë, derisa drejt Manastirit ka nga tre trena në ditë. Përkundër kësaj, në transportin e pasagjerëve ka dhjetëra autobusë që udhëtojnë në nivel ditor në këto destinacione. Në mënyrë plotësuese, transporti ndërkombëtar hekurudhor drejt Selanikut dhe Beogradit është planifikuar dhe deri vitin e ardhshëm do të funksionojë vetëm gjatë muajve të  verës.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.