fbpx

Saga me gjuhët i ka shtyrë mënjanë emrin, BE-në dhe NATO-n…

-

Përveç operës së sapunit me biseda të përgjuara dhe proceset gjyqësore për çështjen e korrupsionit “Reket” në të cilën si dëshmitarë, të akuzuar dhe paraburgosur paraqiten figura të njohura nga sfera politike, publike dhe e biznesit, atmosferën e ka nxitur dhe draft versioni i konkluzioneve të Komisionit të Venedikut për Ligjin për gjuhët, njofton Meta.mk.

Në klimën e brishtë ndëretnike në vend, ky akt ishte edhe një shkas tjetër për shkëmbim të deklaratave të nxehta midis komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar. Në draft versionin e Komisionit theksohet se “Ligji për gjuhët shkon shumë larg, duke imponuar detyrime jorealiste ndaj institucioneve, veçanërisht përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, të formuluara në një mënyrë kaq të gjerë që sigurisht që do të kërkonin përgatitje shumëvjeçare për t’u zbatuar plotësisht”

Kryeministri Zaev paralajmëroi se do të krijohen qëndrime të përbashkëta për rekomandimet e Komisionit të Venedikut në mënyrë që ato to zbatohen në mënyrë përkatëse.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se Ligji për gjuhët po zbatohet si “shpata n’tlyn”.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se rekomandimet e Komisionit të Venedikut do të zbatohen, duke theksuar se të mbahet llogari që zbatimi i tij të mos ketë ndikime negative.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se Ligjin për gjuhët është “ndërtim i egër ligjor” dhe njoftoi se ata do të parashtrojnë amendamente.

Ambasadori francez në Maqedoni Kristijan Timonie në një intervistë për Radio Maqedoninë deklaroi se “kur kërkojmë mendim nga dikush, atëherë mendimi duhet të merret në konsideratë pjesërisht ose plotësisht”.

Vorbull reagimesh në publik ka nxitur edhe qëndrimi Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN), sipas së cilës gjuha zyrtare në Republikën e Maqedonisë Veriore është një “normë letrare-rajonale e gjuhës bullgare”. Ky mendim i akademikëve të atjeshëm vjen si përgjigje ndaj Kartës për gjuhën maqedonase të cilën e miratoi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, në të cilën thuhet se gjuha maqedonase ka “vazhdimësi shumë shekullore”.

Kryeministri Zoran Zaev dje (12.12.2019) paralajmëroi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të reagojë ndaj këtij vlerësimi të BAN.

Lidhur me vlerësimin e lartpërmendur të BAN, Presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se qëndrimi i akademikëve bullgarë se gjuha maqedonase nuk ekziston është anakronik për shekullin 20 dhe 21.

Historiani Dragi Gjorgiev, kryetar i ekipit maqedonas të ekspertëve në Komisionin e përbashkët Maqedono-Bullgar për Historështjet Historike dhe Edukative, nuk është i befasuar nga ky qëndrim i BAN: “Unë nuk shoh asgjë të re. Ky është pozicioni i përgjithshëm i të gjithë gjuhëtarëve në Bullgari. Por kjo sjell në një situatë absurde marrëdhëniet midis dy vendeve, e natyrisht edhe punën e Komisionit të përbashkët”.

Dhe janë pikërisht këto tema që po imponohen si të rëndësishme në këtë momente kur pritet të bëhet hap i madh para dhe të zhbllokohet procesi i integrimit në BE. Mund të vërehet se askush nuk shqetësohet me Marrëveshjen e Prespës dhe “temën e përjetshme” – ndryshimin e emrit, çështje që e ka nxitur atmosferën politike dhe ka qenë një kusht kryesor për integrimin evropian të Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.