fbpx

Transporti ndërkomunal në RMV, tre propozime se si qytetarët të jenë më të sigurtë

-

Rasti i aksidentit të Llaskarcës, i mbingarkesës së autobusëve dhe djegies së autobusëve, ndezi alarmin se, siguria e transportit ndërkomunal është i rrezikuar. Që të shmangen situata të tilla dhe të rritet siguria në komunikacion, inxhinierët rekomandojnë tre ndryshime në procedurën e verifikimit të rregullshmërisë së autobusëve, e kurse transportuesit parashtrim të gjobave ndaj transportuesit dhe stacioneve të kontrollit teknik me pronar të njëjtë, transmeton Portalb.mk.

Jetmir Aliu – banor i Gostivarit, duke i kujtuar përvojat personale me transportin ndërkomunal që kur ishte student dhe tash si inxhinier i komunikacionit, që njëkohësisht punon në Sektorin për komunikacion dhe rrugë në Komunën e Gostivarit, ka arritur të vërejë disa mangësi të këtij shërbimi publik.

Lëshimi i parë: Dhënia e licencave për autobusë të vjetër deri 10 vjet

Sipas tij, kushti që autobusët të jenë të vjetër deri 10 vjet duhet të ndryshohet, sepse kjo e bën që ndërmarrje të mos ketë rentabël dhe të ulë nivelin e shërbimit.

Prej fillimit, kur ata i marrin licencat për ta kryer atë lloj transporti, mendoj se duhet të ndryshohet rregullorja dhe të ketë vite të caktuara në vjetërsinë e automjeteve me të cilat bëhet transport publik. Unë mendoj se prej aty duhet të fillohet, për tu rritur siguria automjeteve që kryejnë transport. Nuk duhet të jetë më i vjetër se 10 vjet. Sikur po të ishin më të ri, nuk do të kishte nevojë për më shumë mjete për amortizim, dhe kompanitë të cilat bëjnë transport do të mund të ishin rentabil”, tha Aliu.

Lëshimi dytë: Rregullshmëria e autobusëve të verifikohet te stacioni i kontrollit teknik i rregullt

Se janë teknikisht në rregull autobusët transportues, e vlerësojnë stacionet e kontrollit teknik të cilët, si autobusët e transportit ndërkomunal edhe ato janë në pronësi të kompanive private. Ka raste që të dyja të jenë në pronësi të një individi, gjë e cila lë hapësirë për manipulime. Kjo dyshohet të jetë bërë edhe në rastin e autobusit të aksidentit në Llaskarcë.

“Jo se mund të manipulohet, por ato me siguri manipulohen”, tha Aliu i cili vuri në dukje se kjo dukuri mund të jetë e pranishme në masë të madhe në shtetin tonë.

Që të shmangen këto situata të manipulimit dhe të rritet siguria në transportin ndërkomunal, Aliu ka tre propozime:

  • verifikimi i rregullshmërisë së autobusëve të mos bëhet te stacioni i kontrollit teknik të rregullt (stacioni ku rregullisht i realizon kontrollet teknike autobusi në fjalë), por te oponenti i tij dhe
  • Ministria e Punëve të brendshme të hapë stacion të kontrollit teknik të vetin dhe
  • Patrulla policore vetë të verifikojë rregullshmërinë në vendngjarje – me matjen e sigurisë aktive.

Në momentin kur Policia i ndalon autobusët për kontroll të jashtëzakonshëm, për kushtet e sigurisë dhe teknike – eksploatuese, mendoj se nuk duhet t’i dërgojë te i njëjti stacion ku ai e ka kryer paraprakisht kontrollin teknik. Kjo, logjikisht nëse shihet, se nëse i njëjsti stacion i kontrollit teknik njëherë e ka kaluar kontrollin teknik, ndoshta edhe pa i plotësuar kushtet, ai me siguri do ta kalojë edhe të dytën herë. Nëse Policia do të vëren se stacioni i kontrollit teknik  nuk e ka kryer punën si duhet, dhe nëse ndaj të njëjtit autobusë nga stacion tjetër vërehet se është bërë shkelje, atëherë në të njëjtën kohë duhet të gjobitet edhe transportuese edhe stacioni i kontrollit teknik. Sigurisht se stacioni i kontrollit teknik ku do të dërgohet autobusi për verifikim, nuk duhet të ketë lidhje pronësor edhe juridike me stacionin e kontrollit teknik paraprak – që do të verifikohet. Këtu ndoshta më mirë do të ishte që Ministria e Punëve të Brendshme të hapë një stacion të vetin të kontrollit teknik për të kontrolluar. Duhet të mendohet në këtë drejtim. Shtetet tjera janë shumë të më zhvilluara. Disa kontrolle mund t’i bëjë edhe vetë Policia, me aparaturat që i sigurojnë ato për sigurinë aktive. Do të thotë kanë aparatura, instrumente që mund ta konstatojnë gjendjen edhe në terren”, sqaroi inxhinieri i komunikacionit, Jetmir Aliu. 

Transportuesit rekomandojnë gjobë të dyfishtë nëse stacioni i kontrollit teknik dhe transportuesi e kanë një pronar

Transportuesi “Rule Turs” e theksoi nevojën që në rastin e regjistrimit të parregullsisë së transportuesit, të dënohen si transportuesi edhe stacioni i kontrollit teknik – veçanërisht kur dihet se transportuesi dhe stacioni i kontrollit teknik kanë një pronar.

Nga atje potencuan se nuk duhet të harrohet se autobusët duhet të konsiderohen si material shpenzues.

Sipas Rregullores, autobusët të cilët kryejnë transport ndërkomunal të udhëtarëve nuk mund të jenë më të vjetër se 10 vjet dhe se testimi i kushteve realizohet çdo dy vjet dhe vërtetimin e pronarit të veturës e dërgon në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Vërtetimi jepet në format A4 në letër të bardhë dhe i përmban të dhënat që vijojnë:

“Emri, adresa, numri i telefonit të personit zyrtar, numrin e vërtetimit “Vërtetimi për plotësim të kushteve të veçanta teknike – eksploatuese të veturave, llojin e transportit për të cilin jepet Vërtetimi, të dhënat themelore për identifikim të veturës, klasa e veturës, lloji i veturës, marka e veturës, modeli i veturës, numri regjistrues i veturës, VIN – shënjestrimi, viti i regjistrimit të parë në Maqedoninë e Veriut, vlerësim për plotësim të kushteve të veçanta teknike – eksploatuese të veturës, vërejtje: Vërtetimi vlen vetëm për lejen e komunikacionit dhe dhënies së licencës, data e dhënies, data e vlefshmërisë, vendi i vulës dhe nënshkrimi i personit të autorizuar. Vërtetimi i jepet secilit automjet (veturës transportuese, autobusë mbi 22+1 ulëse, autobusë deri 22+1 ulëse)”, thuhet në Rregulloren.

Përndryshe, brenda katër muajve në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar një sërë aksidentesh dhe parregullsi të transportit ndërkomunal. Më drastiku ishte aksidenti në Llaskarcë ku ndërruan jetë 16 persona, ndërkaq pësoi me mbingarkesa të autobusëve dhe me djegien e një tjetri në Petrovac të Malit të Zi.

Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut ka 996 autobusë të transportit ndërkomunal dhe ndërkombëtar, e ndërkaq ka vetëm 15 inspektorë. Megjithëse numri i autobusëve brenda 10 vjetësh është rritur për 50 për qind, numri i udhëtarëve ka pësuar ulje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.