fbpx

TM: “Shkupi 2014” është pus pa fund

-

Projekti kontrovers “Shkupi 2014” vazhdoj të funksionoj si “pus financiar pa fund” ku zhduken të hollat e qytetarëve të RM-së. Nga aspekti i sotëm shtrohet pyetja a do të ketë fund për këtë projekt sepse tani më është viti 2015 ndërsa këtu po vazhdojnë të shpenzohen miliona për qëllime të kota dhe të paarsyetuara”. Kjo thuhet në buletinin më të ri të “Transparencë Maqedoni”.

“Objekti i Filharmonisë së Maqedonisë sipas deklaratave të dhëna zyrtare gjatë vitit të kaluar, duhej të kushtonte rreth 7.000.000 euro. Ende nuk është kryer, kjo godinë, nuk mori dyfish më shumë para, nuk mori trefish më shumë para, nuk mori katërfish më shumë para. Godina e Filharmonisë së Maqedonisë nga projekti “Shkupi 2014” në vitin 2015 ende ndërtohet dhe deri tani ka ngrënë rreth 41.000.000 euro para të popullit! Krahasimet me sallat e ndërtuara për koncerte në rajon, madje edhe në botë janë shokuese”

“Transparencë Maqedoni” i bën thirrje kryeministri Nikolla Gruevskit që shpjegoj se cilët janë motivet për rrethimin e objektit të Qeverisë.

TM kërkon nga vetëqeverisja lokale dhe ndërmarrjet publike të ndalojnë t’i shpenzojnë paratë për qëllime të paarsyetuara dhe të dyshimta.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.