fbpx

Han: Në demokraci duhet të ketë kompromis

-

“Më 20 korrik do të ketë takim të Këshillit për asociim në Bruksel ku do të marrin pjesë përfaqësuesi i lartë dhe unë nga njëra palë dhe nga pala tjetër Qeveria dhe shpresoj që palët deri atëherë të kenë marrëveshje. Do të bisedohet për raportin e avancimit të vendit, që do të publikohet në vjeshtë”,- kështu deklaroi euro- komisari për zgjerim Johanes Han.

Euro- komisari Johanes Han shprehu shqetësimin e tij për situatat në Maqedoni. Në intervistën e tij për “Radio Evropën e Lirë” Han vlerëson se Maqedonia po humb kohën, se politikanët i vendosin interesat e veta personale mbi ato shtetërore duke theksuar se demokracia mbështetet në kompromise.

Ai pret marrëveshje përfundimtare mes pushtetit dhe opozitës të arrihet deri më 20 korrik kur edhe do të mbahet takimi i Këshillit për asociim në Bruksel, në të cilin do të merr pjesë edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë, Federika Mogerini. Në takimin do të diskutohet për raportin e përparimit të vendit, që do të publikohet në vjeshtë.

Han përsëriti se në takimin e fundit të këshillit për punë të jashtme është biseduar për situatën në Maqedoni, dhe se shefat e diplomacive kanë shprehur shqetësim të thellë.

“Pas këtyre diskutimeve dhe qëndrimeve unë nuk mund të paramendoj të do të ketë qëndrime pozitive në rast se nuk bëhet asgjë”, shprehet Han në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.