Të gjitha kundërthëniet dhe çështjet e hapura pas vjedhjes së shekullit në NLB Shkup

-

Pas vjedhjes më të madhe në historinë e Maqedonisë të mbi 3 milionë eurove nga arka e NLB-së në Shkup, njoftimet e MPB-së dhe Prokurorisë Themelore- Shkup që i dërguan për mediat dje kanë ndihmuar pak, por më shumë u kanë shkaktuar probleme gazetarëve në tentimin që ta informojnë opinionin për detajet e rastit. Kjo vjedhje për shumë arsye është specifike:

Arkëtari i bankës pesë ditë me radhë ka nxjerrë të holla në qese zbukuruese (që është  detaji i vetëm të cilin e zbuloi MPB) dhe askush nuk e ka vërejtur?

Edhe pas tre ditëve, misteri qëndron tek paratë të cilat ende s’mund të gjenden, autori është në paraburgim ndërsa çdo ditë e më tepër rritet numri i pyetjeve të hapura:

  • Ku janë paratë?
  • A ka vepruar arkëtari i vetëm?
  • Si ka mundësi askush të mos e vërej arkëtarin se po nxjerr të holla nga arka e bankës?
  • A ka pasur në bankë (arkë) kamera sigurie?
  • Pse ka dallim në shumën e parave që përmenden në njoftimet e MPB-së (2,4 milionë franga zvicerane dhe000 euro) dhe Prokurorisë Publike (2 milionë franga zvicerane dhe 270.000 euro)?

Por, nga MPB dhe nga Prokuroria Themelore nuk morëm përgjigje të saktë. Në Ministrinë e brendshme thonë se tash për tash s’mund të thuhet asgjë nga ajo që dje u dërgua për mediat, pasi tani çështja është në duart e prokurorit publik.

Nga Prokuroria e Shkupit për dallimet në shumat e parave, për “Meta” thonë se njoftimi i tyre nuk është shterur, janë njoftuar detaje të caktuara, por fotografia e plotë do të shihet në aktakuzë.

Në pyetjen nëse arkëtari i dyshuar B.S ka treguar ku janë paratë, na thanë se në interes të procedurës hetimore, shumë detaje nuk do të njoftohen për opinionin deri në momentin e duhur.

 

 

 

 

 

 

 

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...