fbpx

Çerdhe gjigante, aksion- geril kundër shkatërrimit të gjelbërimit dhe drunjve në Shkup

-

Disa artistë anonim urban kanë vendosur instalime artistike gjegjësisht çerdhe të mëdha me vezë në disa vende në Shkup, me të cilat duan të tregojnë për numrin e madh të drunjve të prera nëpër qytet.

Nëpër foletë qëndron mesazhi “I pretë të gjithë drunjtë, ku të bëjmë fole? Zogjtë”.

Në këtë mënyrë ata duan të tregojnë se për tetë vite, gjelbërimi i qytetit është zvogëluar për 40%, që ndikon në rritjen e ndotjes, shkatërrimin e vlerave ambientale, por edhe të bio- diversitetit të përgjithshëm të qytetit.

“Me shkatërrimin e drunjve të vjetra dhe të rritura në qytet, jo vetëm që shkatërrohen foletë shumëvjeçare ekzistuese të zogjve, por shpesh ato nuk kanë vend për të ndërtuar fole. Sipas të dhënave të shoqatave ekologjike, një numër i madh i zogjve si bilbili, kanarina, qukapiku dhe zogj tjerë fisnik, janë para zhdukjes në qytet për shkak të shkatërrimit të ambientit të tyre natyror”, thonë artistët.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.