fbpx

Talat Xhaferi: E drejta e mdiumeve a do të tërheqin materialet e përgjuara

-

“Me atë që Ligji për ndalimin dhe publikimin e materialeve që dalin nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve e dorëzova në procedurë kuvendare më 6 tetor, nuk kisha asnjë qëllim, as të ndërpresë bisedimet e as të shkaktojë ndonjë dëm. E dorëzova sepse bisedimet shkonin mirë dhe pritej zgjidhje dhe mendova se  të nesërmen  bashkë me ligjin për Kodin Zgjedhor në Kuvend do të votohet edhe ky ligj”, deklaroi sot në Kuvend, Talat Xhaferi, njëri nga propozuesit e ligjit kontestues për monitorimin e “bombave”.

Ai thotë se është e drejtë e mediumeve, kur do të sillet ligji, do të jetë drejtë e tyre se a do të t’i tërheqin ose jo nga ueb-faqet e tyre.

Në pyetjen pse ligji për kallëzuesit nuk u dorëzuar bashkë me ligjin për monitorimin e “bombave”, ai tha se atë propozim ligj  ka marrë për obligim opozita që ta përpilojë.

Për spekulimet që sonte dolën në media, se nëse deri më 20 tetor nuk miratohet ligji, ai nuk do të përkrah përzgjedhjen e ministrit të LSDM-së, në Qeveri, Xhaferi u përgjigj se nuk do të flas në mënyrë hipotetike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.