fbpx
Tag: Përgjegjësi është

tag: Përgjegjësi është

#Përgjegjësi është ujë pa arsen në Gjevgjeli

Banorët e Gjevgjelisë me vite konsumojnë ujë që është i ndotur me arsen. Edhe pse organizata joqeveritare “Arsena” vazhdimisht tërheq vërejtjen se uji për pije është i ndotur, Komuna e Gjevgjelisë madje në shtator të këtij viti shpalli tender për ndërtimin e sistemit të ri për furnizim me ujë të qytetit. Kryetari i Gjevgjelisë, Ivan Frangov, deklaroi se sistemi...

#Përgjegjësi është puseta me kapakë

Fakti që për çdo vit në pusetat e hapura bien dhe lëndohen nga dhjetëra fëmijë dhe qytetarë të rritur ose dëmtohen veturat, sikur nuk është shkak i mjaftueshëm që pushteti lokal dhe policia të merren më seriozisht me këtë çështje. Jo vetëm këmbësorët, por edhe veturat përfundojnë në pusetat e hapura, të cilat janë bërë pamje e përditshme, që mund...

#Përgjegjësi është qasja publike në fletat anketuese të funksionarëve

Vitin e kaluar në adresë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit kanë arritur 552 fleta anketuese pas zgjedhjes ose emërimit të funksionarëve në funksione, ndërsa në periudhë e njëjtë janë pranuar 404 fletëparaqitje për ndryshim të gjendjes pronësore.  thonë se qasja në fletat anketuese të funksionarëve të mëparshëm është e domosdoshme për shkak se vetëm në atë mënyrë publiku mund...

#Përgjegjësi është të mos ketë deponi të egra

Në një pjesë të sipërfaqes së parrethuar, e cila më parë ishte bazë e “Higjienës komunale – Shkup” në lagjen Dyqanxhik, menjëherë pranë rrugës në të cilën ka shumë shtëpi, dhe pas aksioneve të fushatës ”Маqedonia pa mbeturina 2016”, ka deponi të egër, ku janë hedhur mbeturina, sende të ndryshme të mëdha, mirëpo edhe mbeturina të imëta nga amvisëritë...

#Përgjegjësi është të hiqet kumari në afërsi të shkollave dhe vendbanimeve

Jemi dëshmitarë të përhapjes së madhe të objekteve për lojëra të fatit, ku kohën e fundit ata mund t’i gjejmë në çdo skutë të Maqedonisë, duke filluar nga bastoret e gjer te kazinot. Këto objekte përveç që e varfërojnë popullatën, gjithashtu janë të rrezikshme edhe për fëmijët e mitur sepse shkaktojnë varshmëri. Në parim, lojërat e fatit në Maqedoni janë...

#Përgjegjësi është kur zyrtarët përgjigjen në pyetjet që nuk porositen nga vetë ata

Në sagën tonë të Maqedonisë, për çdo ditë kemi situata kur disa gazetarë në vend që ta mbrojnë interesin publik, me një qasje servile dhe apologjetike, e lavdërojnë pushtetin. Kështu, në një ambient të këtillë me vlera të kthyera mbrapsht, publiku sheh – lexon lavde për partinë në pushtet, në vend të intervistave korrekte me distancën e detyrueshme profesionale. Jemi...

#Përgjegjësi është Manastiri të mos jetë qyteti më i ndotur në Maqedoni

Fillon sezoni i ngorhjes, ndërsa manastirasit i presin informatat për atë se çfarë ajri thithin dhe sa shpesh ngulfaten në smog. Tymi, era e sendeve të djegura, mjegulla, janë duke u bërë përditshmëri. Qytetarët ankohen se kanë vështirësi gjatë frymëmarrjes, se u djegin sytë, se u gërvisht fyti… Ka ditë kur manastirasit u ekspozohen koncentrimeve të larta të grimcave...

#Përgjegjësi është administrata publike të mos trajtohet si makinë votuese

Një pjesë e “bombave” e zbuluan atë që shumë njerëz e dinin: një pjesë e madhe e administratës, qoftë nga nënshtrimi, qoftë nga ajo se nuk kanë nga t’ia mbajnë, nga frika për të mos mbetur “pa një copë buke”, voton ashtu siç urdhëron partia në pushtet. Thuajse jetojmë në kohën e sistemit njëpartiak. Vetëm sa për ilustrim, në...

#Përgjegjësi është rrjeti i kanalizimit, e jo gropat septike

Kërkimi në internet me fjalët “pa kanalizim” dhe me formulime të ngjashme jep rezultate dëshpëruese: përveç për një numër të konsiderueshëm të fshatrave dhe të vendeve më të vogla në Maqedoni, kanalizimi fekal në dekadën e dytë të shekullit 21 është fantazi dhe për disa pjesë qendrore të qytetit të Shkupit! Sipas publikimit të Entit shtetëror për statistikë, Statistika e...

#Përgjegjësi është qyteti mos të duket si një kosh i madh plehrash

Mungesa e koshave të mbeturinave është problem i madh që ka kapluar komunën e Çairit të Shkupit. Nga mungesa e koshave, mbeturinat kundërmojnë rrugëve të kryeqytetit. Qytetarët që banojnë në këtë zonë fajësojnë komunën dhe higjienën komunale e cila neglizhon punët si dhe banorët e papërgjegjshëm. Rrugët kryesorë nuk kanë shporta fare, madje edhe disa që kanë qenë janë dëmtuar dhe...

#Përgjegjësi është tekste shkollore pa gabime, pa gjuhë të urrejtjes dhe fyerje

Shpeshherë në tekstet shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, e madje edhe te ato që përdoren nëpër fakultete, hasen shumë gjëra të palogjikshme, si dhe gabime profesionale, gjuhësore dhe didaktike. Gjatë viteve të kaluara kishte disa raste skandaloze me literaturën për nxënësit e shkollave fillore, të mesme, e madje edhe për studentët, ku kishte definicione qesharake, barazime të...

#Përgjegjësi është mos të ketë rrugica të vdekjes!

Ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit pengohen të kalojnë nëpër rrugët e ngushta të disa nga lagjeve të Komunës se Çairit në Shkup, Tetovë si dhe Kumanovë në raste emergjente. Ankesat e banorëve që janë në rrezik janë të shumta pasi që janë dëmtuar personalisht në raste të ndryshme të fatkeqësive. Automjetet e kanë të pamundur të hyjnë në disa...

#Përgjegjësi është të ketë platforma për hyrje për personat me invaliditet trupor

Në Maqedoni, në shekullin 21, personat me hendikep fizik jo vetëm që akoma kanë vështirësi të hyjnë në disa objekte, mirëpo, që ironia të jetë edhe më e madhe, problem më të madh kanë për të hyrë në institucionet arsimore edhe atë, këtë mund ta bëjnë vetëm në katin e parë! Për mosvendosjen e platformave për hyrje për personat me...

#Përgjegjësi është mos të lejohet helmimi i qytetarëve

Prania e substancave kancerogjene PM10 në ajrin e Tetovës vazhdon të jetë e lartë.  Nga viti 2009 e këtej, Tetova dhe fshatrat për rreth po thithin ajër të ndotur, që është shumë më i lartë së sa kufiri i lejuar të PM grimcave. Nga gjithsejtë 365 ditë të vitit vetëm në 2015-tën, ajri i ndotur në Tetovë është prezentë plot...

#Përgjegjësi është shtypje të kartelave funksionale shëndetësore!

Kartelat elektronike shëndetësore, miliona të harxhuara kot Projekti gjigant i kartelave elektronike kishte për qëllim që të zëvendësonte librezat e tanishme mjekësore me kartela elektronike të cilat do të funksiononin me një sistem elektronik të veçantë, mirëpo kjo gjë nuk po ndodhi, projekti ka dështuar. Kartelat elektronike tani më disa vite po përdorën vetëm si kartonë të kaltër, Fondi i Sigurimit...

#Përgjegjësi është qarkorja që nuk shkakton vërshime

Fjalia: #Përgjegjësi është të mos lëshohen me pompozitet në përdorim qarkore të ndërtuara keq vetëm për fotografim- që pastaj të mos “fotografohemi” të përmbytur! Qarkorja e Shkupit  në vërshimet të cilat e goditën pjesën verilindore të Shkupit me 6 gusht të këtij viti u shndërrua në bashkëpunëtore apokaliptike e ujërave të ardhur. Në Stajkovcë u mblodh uji i cili mori...

#Përgjegjësi është që Ndihma e shpejtë të jetë me të vërtetë e shpejtë

Numri i thirrjeve dhe i intervenimeve në Ndihmën e shpejtë mjekësore mesatarisht është rreth 70 thirrje në ditë, mirëpo ka ditë kur ndihmë kërkojnë edhe mbi 130 persona. Koha mesatare e arritjes së ekipit të Ndihmës së shpejtë në Shkup, pas thirrjes së bërë, është 38 minuta. Kjo nuk vlen nëse thirrja është bërë në kohën e tollovisë më të...