Fjalia: #Përgjegjësi është të mos lëshohen me pompozitet në përdorim qarkore të ndërtuara keq vetëm për fotografim- që pastaj të mos “fotografohemi” të përmbytur!

Qarkorja e Shkupit  në vërshimet të cilat e goditën pjesën verilindore të Shkupit me 6 gusht të këtij viti u shndërrua në bashkëpunëtore apokaliptike e ujërave të ardhur. Në Stajkovcë u mblodh uji i cili mori jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha në objektet dhe automjetet dhe e ndryshoi përgjithmonë jetën e mijëra njerëzve të fshatit Stajkovcë dhe vendbanimet përreth.

Aspak nuk është dashtë të jetë kështu, sipas një sërë ekspertësh, mes të cilëve edhe një nga DSHH-ja. Vetëm është dashtë të shmangen gabimet fillestare gjatë projektimit dhe mbikëqyrjes, gjegjësisht është dashur të bëhen dalje nën rrugë, porosisin ato, duke arsyetuar që ky është vetëm një nga problemet që solli deri tek katastrofa. Në anën tjetër, rreth rrotullimi në vitin 2009 u lëshua në përdorim me pompozitet- po në mënyrë të papërgjegjshme.  

Sa për fillim, mr. Vasko Stojov nga Drejtoria Shtetërore Hidrometeorologjike ( DSHH) pas vërshimeve theksoi që nuk ka mjaftueshëm dalje për ujin nën rreth rrotullim, si dhe që kanalet janë të mbushur me mbeturina dhe rrënoja nga ndërtimi i tepruar, asfaltimi dhe betoni.

Vlerësimi identik dha edhe dr. Ivica Milevski nga Instituti Gjeografik, ndërsa profesori universitar, ekspert për erozionin, Aleksander Trendafilov, rreth rrotullimin e Shkupit e shpalli si digë artificiale, duke u pajtuar me dy ekspertët tjerë.

Por, nuk është dashtë të pritet katastrofa dhe analiza post-festum. Paralajmërimi është dhënë edhe para se Gruevski ta lëshoj në përdorim qarkoren me 22 qershor 2009.

obikolnica a1

Më parë, dy herë është mbledhur uji në këtë rreth rrotullim, ndërsa pastaj është derdhur në shtëpitë përreth. Në vend që të kërkohen arsyet, Agjencia Shtetërore e Rrugëve është munduar të lahet nga përgjegjësia, duke thënë që për objektet e përmbytura fajtor janë banorët. Për fat të keq, demantin që e bënë vërshimet- që, megjithatë, nuk ka pas sa duhet dalje për ujin- erdhi shumë vonë.

Situata mund të ishte pak më ndryshme- nëse pushteti do të kishte ndjenjë të vërtetë të përgjegjësisë!